Garda shton masat e sigurisë për gjyqtaren Irena Gjoka,të akuzuar publikisht për konflikt interesi

0

Garda e Republikës ka rritur sigurinë për gjyqtaren që kopsiti akuzat ndaj Sali Berishës. Bëhet fjalë për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka, e cila njëherësh është dhe kryetare.

Gjoka ishte ajo që firmosi urdhrin e arrestit për Jamarbër Malltezin, teksa la në “detyrim paraqitje” Sali Berishën për aferën me ish-kompleksin “Partizani”. Por Berisha e ka sulmuar ashpër gjyqtaren këto ditë dhe Garda ka vendosur të rrisë numrin e rojeve për Gjokën, duke e çuar në 6.

Garda i ka thënë gazetares se katër nga truprojat i ishin vendosur gjyqtares Gjoka për shkak të detyrës, që ajo mban si drejtuese e Gjykatës së Posaçme, ndërkohë që për të tjerët është vlerësuar të shtohen pas sulmeve të fundit ndaj saj.

Sulmet e Berishës ndaj Irena Gjokës kanë qenë nga më të ashprat. Që kur u mor vendimi e deri më sot, Berisha e ka sulmuar dhe anatemuar në çdo dalje meditike. Si duket Grada i druhet faktit se gjyqtarja mund të bëhet shënjestër e mbështetësve apo e atyre që i shkojnë pas Berishës, duke marrë shkas nga sulmet e tij.

Një gjykatëse, pa dinjitet, pa cipë, që fshihet pas krimit të saj. Unë jam sot këtu para jush, ju më keni dëgjuar me ditë të tëra që t’i kërkoj të bëjë publike a ka qenë apo jo e ndëshkuar nga Sali Berisha në vitin 1996. Është fshehur pas krimit që ka kryer. Është fshehur pas shkeljes flagrante të ligjit të konfliktit të interesit, si një mercenare e Edi Ramës. Atëherë, meqenëse ajo është fshehur, unë po u jap ju, e kam ruajtur për ju, e kam ruajtur për ju këtë shkresë. Kjo shkresë është përgjigjja që Ministria e Drejtësisë u jep avoketërve, që pranon se Irena Gjoka, gjykatësja Irena Maneku ka masë disiplinore. Shikoni sa qesharake, thonë nuk e dimë nëse është Gjoka kjo Maneku apo tjetër, në një kohë kur kjo është gjykatësja që fshihet pas krimit, sepse ka kryer krim duke shkelur ligjin e konfliktit të interesit. Ja ku është shkresa. Dokumente të tjera do i faktojnë se kjo Maneku është Gjoka dhe Gjoka është Maneku, meqenëse ajo kryen krimin e shëmtuar dhe i fsheh ministrit të Drejtësisë faktin se ajo është i njëjti person. Është shkarkuar nga Sali Berisha për shkelje të rënda dhe korrupsion”, deklaronte Berisha pak ditë më parë.

Një ditë më parë reagoi edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor ku kërkonte që të ndaleshin sulmet dhe anatemimet ndaj gjyqtarëve.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu