Gazetari i thotë në sy Ballës: Ish-këshilltari yt ndikoi në 2 tendera, tentoi t’i jepte përfitime një njeriu të botës së krimit

0

Gazetari Bledian Koka i ka përmendur deputetit Taulant Balla ish-këshilltarin e tij që ka ndikuar në dy tendera. Gjatë emisionit ‘Top Story’ në Top Channel, Koka deklaroi se ish-këshilltari i Ballës, Eraldo Xhani ndodhet nën hetim momentalisht dhe i është sekuestruar telefoni për shkak se ka ndikuar në dy tendera që ti merrte një njeri i botës krimit. Por Balla nuk dha asnjë përgjigje për këtë informacion.

“Eraldo Xhani, ish-këshilltari i Taulant Ballës është nën hetim dhe i është sekuestruar dhe telefoni për shkak se ka ndikuar në dy tendera, në Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Bujqësisë për t’i dhënë benefine një njeriu të botës së krimit. Dhe është çuditërisht i liruar,” tha Koka.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu