Gazetari ironizon keq Ramën: A i njeh qeveria si investime shpenzimet 200 mijë € për të porositur vrasjet

0

Arrestimi i Pëllumb Gjokës, biznesmenit strategjik i qverisë së Edi Ramës, zbuloi lehtësinë me të cilën kryhen vrasjet në vend duke pasur mbrojtjen e Policisë.

Por ndërkohë që Pëllumb Gjoka thurte plane vrasjesh dhe ekzekutonte njerëz, kryeministri shqiptar dhe shteti punonin për ta shpallur investitor strategjik.

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka ironizuar këtë situatë duke pyetur kryeministrin nëse i njeh qeveria si investime edhe shpenzimet për të porositur vrasjet që shkojnë edhe 200 mijë euro.

“Një nga kriteret për t’u shpallur investitor strategjik është shuma e investimit që do bësh. Pra, duhet të bësh investim mbi një vlerë të caktuar që të përfitosh statusin.

Tani, jam shumë kurioz, këto shpenzimet që përdorin investitorët për të porositur vrasjet, ua njohin si zë investimesh apo jo?

Se p.sh për të bërë një resort duhet të vrasësh 3-4 veta për t’u vjedhur token. Po nga 200-300 mijë euro për vrasje, shkon 1 milion euro ky si zë. Në resorte të mëdha mund të jetë edhe më shumë.

E njeh Komiteti i Investimeve Strategjike këtë si shpenzim apo jo? Se këtë nuk e kam shumë të qartë,” shkruan ai.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu