Sot, Mero Baze, një vegël e pështirë e medias, që i shërben një njeriu mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për katër vepra të rënda penale, na thotë se “Fox News” i ka bërë jehonë arrestimit të Erion Veliajt.
Ky në fakt është një tjetër manipulim i minjve të gjirizeve që me gënjeshtra dhe mashtrime përpiqen të shantazhojnë dhe t’i dërgojnë mesazhe në këtë rast Gjykatës së Lartë pasi në datën 8 korrik do të mbahet seanca për Veliajn.
Media Amerikane “Fox News” nuk ka publikuar asgjë, asnjë shkrim për këtë rast.
Kemi të bëjmë me një mashtrim, me një manipulim të Mero Bazes b**lëpirësit të Veliajt, llumit mediatik të pushtetit, njeriut të paguar me paratë e korrupsionit dhe skandaleve.
Njeriu që me brekë të grisura u bë miliarder i çon mesazhe kërcënuese me manipulime Gjykatës së Lartë.
E para, “Fox News” nuk ka shkruar asnjë material për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe as për studiot e tij ligjore për të cilat CNA ka bërë dy shkrimet të cilat mund t’i lexoni këtu, për të kuptuar të vërtetën.
E dyta, Mero Baze, “gazetari që qelb erë” ka publikuar një artikull të “Fox 5 KUSI News” një media lokale, si të themi “Tv Babani”, por në fakt ky i fundit ndoshta ka më shumë audiencë se ky televizioni, media që nxjerr Mero Baze.
Duke qenë se po mashtrojnë, po manipulojnë dhe po i bëjnë mesazhe Gjykatës së Lartë, CNA do t’i kthejë përgjigje çdo veprimi të tyre mediatik për gjithçka që shpifin, gënjejnë, shantazhojnë, siç mbajtëm qëndrimet tona dhe gjatë kohës së vendimeve të gjykatave.
Siç kanë mashtruar që Erion Veliaj është pa akuzë në burg, ndërkohë që Veliaj është në burg me 3 vendime të gjykatave, me 14 akuza tashmë dhe është kapur duke prishur provat.
Ata pretendojnë se Veliaj mbahet padrejtësisht në burg por u kapën në përgjime dhe na i treguan të gjitha.
Tani po ushtrohet shantazh dhe presion ndaj Gjykatës së Lartë dhe ne do t’i tregojmë Gjykatës së Lartë se kush e bën shantazhin, kush e bën presionin, kush janë Merot, se cilat janë këto mediat e përfshira në këto skema shantazhi, të cilat po shesin “Tv Babanin” për “BBC”.
Ka lëpirësa e lëpirësa por të katandisesh të lëpish b**** e Erion Veliajt, ku është katandisur Mero, qenka për të qarë hallin./ CNA