Gazetarja nga Kosova: Situata në Veri e rrezikshme, na sulmuan sa ikën mediat serbe

0

Gazetarja nga Kosova, Erza Elezaj rrëfeu në emisionin Review në Euronews Albania situatën e krijuar një natë më parë në veri të Kosovës pas arrestimit të një ish-polici serb.

Ajo u shpreh se mediat e Kosovës, që raportonin nga Leposaviçi, u sulmuan menjëherë pas largimit të të gjitha mediave serbe.

“Situata nuk është e qetë, nuk ka incidente sot, por mbrëmë u sulmuam me shok bomba dhe mjete piroteknike. Sulmi ndaj nesh ndodhi pasi ikën mediat serbe, pas kësaj ndodhën 2 shpërthime, u sulmuan edhe zyrtarët policorë të EULEX. Nuk është hera e parë që raportojmë nga Veriu, por asnjëherë nuk ka ndodhur që sulmet ndaj mediave të jenë kaq të shpeshta sa tani”, u shpreh gazetarja.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu