Gazment Bardhi: Kam video kur Basha hyn në garazhin e një oligarku, atij të kullës ‘Mali i Tiranës’ i kërkoi falje, i tha se denoncimi është lojë politike

0

Gazment Bardhi ka thelluar akuzat ndaj kreut të PD Lulzim Basha pas deklaratës në kuvend ku tha se ka marrë disa kate në një kullë të Tiranës. Bardhi tha se ka video kur Basha futet në garazhin e një oligarku.

“Unë nuk kam lidhur aleancë me askënd. Me Edi Ramën s’do jem. Unë jam në aleancë me gjërat që unë besoj me qytetarët e Republikës. Jam në aleancë vetëm me veten tim. Ti po më thua mua aleancën e kullave ia thashë edhe Bashës… Për Bashën e kam informacionin pasi ka bërë denoncimin dhe e ka çuar në prokurori ka shkuar dhe është lutur në garazhd. Kjo tregon sa i vërtetë është ai. Del ditën e bën akuza kurse natën i shkon në garazhd e thotë është lojë politike. Kur i hyn betejave më mua dua të them se jam i lirë, nëse dikush shqyen gojën me baltë ndaj meje do të përballet. S’e kam betejë me të, unë shkova të bëj betejë me Ramën. Vjen Lulzim Basha dhe bën betejë me mua. Kam video kur Lulzim Basha hyn në garazhin e një oligarky”, shtoi ai.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu