Giorgia Meloni: E rëndësishme që Maqedonia dhe Shqipëria të anëtarësohen në BE

0

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se hyrja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në BE është një hap i rëndësishëm strategjik.

Kryeministrja ka shprehur shqetësim edhe për zhvillimin e ngjarjeve në veri të Kosovës, përcjellë “Reporters”.

Ajo theksoi se hyrja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të jetë pjesë e prioriteteve të politikës evropiane.

Meloni tha qartë se duhet të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe kërkesa për integrim në BE për shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor kalon përmes Italisë.

Për stabilitetin e kontinentit evropian është e rëndësishme edhe një temë tjetër nga seksioni “marrëdhëniet e jashtme” të Këshillit Evropian, përkatësisht Ballkani Perëndimor dhe mbështetja e Këshillit Evropian për konkluzionet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të mbajtur në Bruksel për këtë çështje të zgjerimit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu