Detaje të reja nga dosja e hetimit e SPAK për çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’. Në dosjen voluminoze prej 200 faqesh, thuhet se gjeneral Vladimir Qirjazi kundërshtoi privatizimin, por më pas u shkarkua nga detyra.
Në dëshminë dhënë para SPAK, Qirjazi tregon se pati takim për këtë çështje me ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe, Gazmend Oketa, ku iu kërkua që të bëhej privatizimi. Sipas Qirjazit, privatizimi kërkohej nga lart. Në dosje sqarohet se asokohe Qirjazi vuri në dijeni presidentin Bamir Topi për problematikat, por shkresa e tij drejtuar kreut të shtetit nuk gjendet në Presidencë.
“Për privatizimin nuk më është marrë mendim. Statusi i pronës i paqartë.”-ka thënë Qirjazi.