GJKKO tërhiqet për vendim, Beleri në gjyq: Sajesë, konkluzionet e SPAK nuk mund t’i merrni parasysh!

0

Gjykata e Posaçme do të vendosë sot (5 mars) për fatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i cili akuzohet për blerje votash.

Togat e zeza raportohet se janë tërhequr për të marrë vendimin mbi Fredi Belerin dhe mikun e tij, Pandeli Kokaveshi.

Ndërkohë është zbardhur dëshmia e Belerit, i cili tha sot para gjykatës se çështjen e bashkisë së Himarës nuk duan ta zgjedhin me votë, por me sajesë.

E kuptoj shumë mirë që jeni nën presion të vazhdueshëm, por ky nuk është faji im. Është çështjen e bashkisë Himarë, që nuk duan ta zgjedhin me votë, por me sajesa. Konkluzionet e SPAK nuk mund t’i merrni parasysh.”, tha Beleri.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar 2.6 vite burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës. Ndërsa për Kokaveshin ka kërkuar dënimin me 2 vite burg, të konvertuar në 4 vite shërbim prove, shkak të problemeve shëndetësore.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi ndodhen në qeli prej 12 Majit 2023, të akuzuar për blerje votash.

Jashtë GJKKO, ndodhen kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe përfaqësuesi i Ambasadës greke.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu