Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e SPAK dhe ka lënë në në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Etleda Çiften.
Etleda Çiftja fitoi pafajësinë si në GJKKO dhe në Apelin e Posaçëm, por SPAK bëri rekurs të vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë duke kërkuar dënimin e saj për akuzat e “falsifikimit” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”.
SPAK kërkoi që Çiftja të dënohej me 1 vit e gjashtë muaj ku më pas për shkak të gjykimit të shkurtuar do të uljen në një të tretën e dënimit.
Pra masë përfundimtare do të ishte 1 vit burg, duke e konvertuar këtë dënim në vendosjen e saj në shërbim prove për dy vjet.
Etleda Çiftja akuzohej se në deklaratën vitit 2017 ka kryer deklarim të rremë të pasurisë.