Donald Trump tha të premten se kishte mbledhur gati 53 milionë dollarë nga donacione të vogla online pas dënimit të tij, duke pohuar se vendimi i gjykatës kishte rritur mbështetjen si kurrë më parë. Kjo shumë e madhe barazohej me më shumë se 2 milionë dollarë të mbledhura për orë, sipas deklaratave të Trump.
Burime pranë tij e quajtën vendimin e gjykatës një vendim gjyqësor të rremë dhe raportuan se sistemi i mbledhjes së fondeve dixhitale ishte i mbushur me mbështetje dhe kishte krijuar trafik online. Shumë nga donatorët online e kanë quajtur atë “të burgosur politik”.
Gjykata dënoi Trump të enjten me 34 akuza për falsifikim të dokumenteve të biznesit për të fshehur një skandal seksual, në fazat e fundit të fushatës presidenciale të vitit 2016.
Trump pritet të dënohet më 11 korrik, por sipas gjasave do ta apelojë vendimin.