Gjykata lë në burg të arrestuarit e grupit të Laert Haxhiut

0

Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë arrest me burg për të arrestuarit si pjesë e grupit të Laert Haxhiut. Ata akuzohen për disa ngjarje të rënda, mes tyre 6 vrasjeve.

Gazetarja Glidona Daci ishte këtë të diel në Elbasan ku siç u duk nga pamjet zona e gjykatës ishte “blinduar” nga policia.

Prokuroria e Elbasanit kërkoi arrest me burg për 11 të arrestuarit, mes tyre edhe i penduari i drejtësisë, Artan Tafani. Kjo kërkesë u pranua nga gjykata.

Të arrestuarit që dolën para gjykatës

1-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç
2-Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç
3-Ligor Romaçka, 31 vjeç
4-Erisiano Abedini, 32 vjeç
5-Bledar Berberi, 34 vjeç
6-Maringlen Topuzi, 37 vjeç
7-Bujar Abedini, 49 vjeç
8-Enriko Xhahysa, 23 vjeç
9-Klea Gjata, 27 vjeçe,
10-Idriz Manej, 68 vjeç
11-Fatjon Veliu, 36 vjeç

Sa i përket Laert Haxhiut, ai ndodhet i burgosur në Greqi. I konsideruar si person i shumëkërkuar nga policia shqiptare, ai u kap në Janinë në Maj të këtij viti (Lexo më shumë).

Haxhiu po lëvizte me një makinë BMW, kur u arrestua nga autoritetet atje, së bashku me dy shqiptarë të tjerë. Por përpara se të viheshin në pranga, ata tentuan t’i iknin policisë greke. Gjatë kësaj kohe përplasën të paktën 3 makina të tjera e më pas përfunduan duke goditur edhe një bordurë. Krahas arrestimit, policia u gjeti 3 shqiptarëve dhe 1400 Euro.

Laert Haxhiu ishte në kërkim që prej vitit 2017, kohë kur u dënua fillimisht nga Gjykata e Lushnjes me 18 vjet burgim për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, si autor i një ngjarje në 2016 ku mbetën të plagosur dy persona. Ngjarje kjo që si zanafillë ka hakmarrjet që lidhen me konfliktet e vjetra të bandës së Lushnjes. Sakaq Haxhiu gjithashtu rezulton person i përfshirë edhe në çështje të trafikut drogës në Shqipëri dhe i dënuar nga Gjykata e Durrësit.

6 vrasje, 5 shpërthime me tritol, grabitje me dhunë dhe 3 tentativa për kryerje vrasjesh janë zbardhur nga Policia e Shtetit falë të penduarit, Artan Tafani. 39-vjeçari është anëtar i grupit të Laert Haxhiut, kundërshtar i Aldo Bares dhe ka zbuluar disa ngjarje të rënda kriminale.

Tafani u arrestua para një jave për vjedhjen e 30 mije eurove në një pikë të këmbimit valutor në zonën e Astirit, krim i ndodhur para 3 muajsh. Pasi u arrestua nga policia, ai ka treguar me detaje ngjarjet kriminale ku ka marrë pjesë bashkë me anëtarët e tjerë të grupit (Lexo më shumë).

Në lidhje me operacionin e policisë “Never Forget” u lëshuan 16-urdhërarreste. 4 prej tyre nuk janë ekzekutuar ende pasi këta persona ndodhen në kërkim.

Të shpallurit në kërkim

1-Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti alias Kristian Lala), 46 vjeç
2-Firdeuss Berberi, 22 vjeç,
3-Kristi Bixheku, 28 vjeç
4-Ederin Caushi, 36 vjeç.

Falë dëshmive të të penduarit të drejtësisë policia ka mundur të zbardhë vrasjen e Alban Semakut, Çajup Selimit, Albi Bashaliut, Fridman Xhaferrajt, Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit. Këta dy të fundit u ekzekutuan në Greqi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu