Grabitje multi miliardëshe në RTSH, dosja shkon në SPAK

0

Një dosje hetimore në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, pritet të nxjerrë abuzime të rënda në shifra të mëdha, që do trondisin gjigandin e transmetimit publik, RTSH.

Burime hetimore konfirmuan për DITA se emra të rëndësishëm të këtij institucioni, në nivel drejtues prej vitesh, janë subjekt i hetimit në fjalë që sipas burimit “është më i madhi dhe më i rëndi për këtë institucion në 30 vitet e fundit”.

“Shifrat për të cilat bëhet fjalë janë tronditëse dhe lehtësia me të cilën RTSH është përdorur si biznes privat është e një niveli institucional të paprecedentë” – i tha Ditës burimi në fjalë, në dijeni të hetimeve.

Detaje të dosjes dhe disa nga emrat e përfshirë në hetim pritet të bëhen shumë shpejt publik, ndërsa institucioni pritet ti nënshtrohet në ditët në vijim një vale kontrollesh të njëpasnjëshme në funksion të këtij hetimi.

Hetimi ka nisur pas një denoncimi, por as vetë prokurorët nuk e kanë pritur atë që është zbuluar pas verifikimeve të para. Dokumentimi i provave dhe biseda të përgjuara, kanë zbuluar vjedhje të jashtëzakonshme që përfshijnë të drejtat e transmetimeve, blerjet e programeve, udhëtimet e ashtuquajtura “Vip” të drejtuesve të departamenteve, marrëdhëniet me të tretët etj.

Emra të tjerë që figurojnë në dosjen hetimore janë ende në detyrë, ose kanë siguruar raporte mjekësore për të mos u paraqitur, ndërkohë që skandali ka trazuar zyrat e shumta të institucionit me mbi 1 mijë të punësuar.

Mësohet se janë evidentuar edhe përpjekje për të zhdukur dokumentacion në funksion të hetimit, për këtë arsye pritet një ndërhyrje e shpejtë e hetuesve të SPAK.

Burimi në fjalë nuk përjashtoi arrestimet.

DITA paralajmëroi në një botim të mëparshëm një valë hetimesh për Radio Televizionin Shqiptar. Rrjedhja e një pjese të informacionit hetimor shkaktoi shqetësim tek disa nga funksionarët e institucionit, të cilët janë larguar nga funksionet javët e fundit.

Shqetësimi u shpërfaq në formën e tij publike pas disa shkrimeve në portale të ndryshme.

Mësohet se pas valës së reagimeve në portale, shfaqet i njëjti ish-zyrtar i institucionit që rezulton të jetë pas përpjekjeve për të ndaluar hetimi.

Bëhet fjalë për zv.drejtorin e RTSH, Martin Leka. Në periudhat mes dy drejtorëve ai ka qenë drejtues i komanduar, dy herë deri në zgjedhjen e drejtorit të radhës. Këtë funksion e ka ushtruar mes Petrit Becit dhe Thoma Gëllçit si dhe mes Gëllçit dhe Enkel Jotit. Mësohet se Leka ka tentuar edhe të jetë kandidat ne tentative per te sfiduar në garë drejtuesin aktual Alfred Peza.

Një punonjës i vjetër brenda RTSH, i tha gazetës DITA se z.Leka “është vendosur tashmë në krye të të ikurve dhe atyre në derë të SPAK dhe jo rastësisht, pasi ka qene garanti i bëmave të tyre me firmën e tij”.

Ai e përcaktoi ish-nendrejtorin “si një prej atyre që e kane mbajtur peng për 33 vjet RTSH, dhe një nga rrënimtaret e saj kryesor”.

Emri i Lekës pritet të dalë nga zyrtarizimi i hetimeve që do shpallet brenda pak oreve nga SPAK.

Brenda institucionit ndërkohë është krijuar një lloj pritje nëse ky zyrtar dhe “të paprekshmit” e tjerë (siç i quajnë në RTSH) do goditen realisht këtë herë.

“Ky kurrë nuk ka fituar një garë në jetën e tij, ka zëvendësuar drejtorët, i ka pritur e përcjellë këta drejtorët e përgjithshëm të radhës, duke qenë zëvendësi i tyre i komanduar i perhershëm. Si me thënë ka qenë në krye përherë me zvarritje kërmilli, ka 20 vjet kjo histori” – tha skeptik i njëjti burim nga RTSH dhe shtoi:

“I keni parë makinat e shefave këtu, nga 100 mijë euro makina me këto rroga, e mendoni dot? Gjërat me korrupsionin kanë lëvizur, goditjet e SPAK i kanë trembur, por këta ënderrojnë të rikthehet sërish; të kthehet parajsa e humbur; te rikthehet serisht historia mbrapsht.

Unë uroj vetëm të jetë real ndryshimi këtë herë, që ky të mos vijojë të mbajë peng bashkë me bashkëpunetorët e tij radio televizionin e publikut shqiptar. Këtu nuk flasim dot hapur, as me emra nuk dalim dot, por të gjithë shpresojmë ti shikojmë edhe këta para drejtësisë një e nga një si të korruptuar”.

DITA do ta ndjekë në vijimësi situatën në RTSH. Kjo është me gjasa, skema më e madhe e korrupsionit në historinë e medias shqiptare. E zbuluar ne javën e parë të korrikut brenda RTSH-së, ajo duket se është përhapur si metastasat e një kanceri në njësi, drejtori e sektore. Dosja e parë që pritet të zbardhet e plotë sot, do të pasohet brenda pak ditëve, nga një e dytë edhe më tronditese.

Burimi hetimor e përcaktoi si “një skeme me përmasa qe i kalojnë kufijtë e Shqiperisë, si nje bashkëpunim okult me paramendim dhe i qellimshëm, për t’i bëre klientët e RTSH-së qe të perfitojne nga mosveprimet e tyre perveç kontratave, edhe disa milionë euro të tjera”./Dita

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu