Grupet kriminale në Shqipëri funksionojnë me njerëzit e fisit

0

Gazetarja Glidona Daci thotë se grupert kriminale shqiptare njihen sepse janë grupe të vogla.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Daci nënvizoi se grupet kriminale shqiptare kanë një veti ndryshe nga familjet mafioze.

Sipas saj, këto grupe përbëhen nga njerëz të cilët janë të afërt me njëri-tjetrin

“Grupet shqiptare nuk janë famlje mafioze që të kenë kaq shumë kapacitete njerëzore, por shpeshherë kur porositen sasi të mëdha, ata bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Bashkëpunojnë përmes relatave, miqësive, marrëveshjeve që mund të kenë, pazaret e tyre.

Bosat janë ata që përgjithësisht e ndjekin nga celulari, sepse  bosi mund të jetë në një hotel me 5 yje, qoftë në Shqipëri, qoftë jashtë. Grupet kriminale shqiptare padiskutim që njihen sepse janë grupe të vogla. Grupet kriminale shqiptare kanë një veti ndryshe nga familjet mafioze, sepse ne i kemi brenda fisit, pra janë njerëz të besuar, nuk mbajnë afër njerëz që nuk i njohin”, theksoi ajo.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu