Grupi Wagner i përfshirë në sulmin në Banjskë? Sveçla: Janë gjetur armë ruse!

0

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në konferencën e sotme për shtyp tha se ishin gjetur disa prova ruse në sulmin në Banjskë ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

“Janë disa prova, janë deklaruar tashmë se një nga disa automjetet janë gjetur në gjuhën ruse, një ose disa nga pajisje janë ruse, motorët me 4 rrota që keni parë, janë prodhim rus, të dhëna si donacion ushtrisë së Serbisë. Ata i kanë shfrytëzuar për sulme ndaj Republikës së Kosovës”, u shpreh Sveçla.

Ndërsa drejtori i Policisë Kosovës, Gazmend Hoxha, ka prezantuar para mediave fotografi dhe video për artilerinë e përdorur nga grupi terrorist për sulmin e para një jave në Banjskë të Zveçanit. Ai tregoi edhe fotografi të predhave i cili tha se “janë të prodhuara në vitin 2023 në Serbi”.

Hoxha tregoi edhe se si nisi sulmi, duke prezantuar edhe dy video. Ai tha se në vrasjen e rreshterit të Policisë, Afrim Bunjaku u përdor një minë.

Ai gjithashtu tha se serbët kishin vazhduar sulmet direkte me raketahedhëse rreth 300-400 metra vijë ajrore nga vendi ku është vrarë policin Afrim Bunjaku.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu