Habit Kreshnik Spahiu/ Linda Rama nuk është zonja e parë e i kujton se “kam parë Nexhmije Hoxhën në dyert e burgut kur punoja gjyqtar”

0

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi ka dalë me një reagim mjaft pozitiv ndaj bashkëshortes së kryeministrit Rama, Linda Ramës pas intervistës që ajo dha mbrëmjen e djeshme. Spahiu teksa komenton të gjitha Zonjat e Para që ka pasur vendi ynë ndër vite shkruan se’ Linda s’është Zonja e parë, por e para Zonjë…

Postimi i plotë:

“Linda s’është Zonja e parë, por e para Zonjë…. Pas çdo burri të suksesshëm, gjithmonë ndodhet një grua e fortë. Dje kur gjithë burrat shqiptar po ndiqnin kampionatin europian të futbollit, unë ndoqa një ndeshje tjetër nga më të fortat në Arenën politike shqiptare. Linda Rama u përball dje mediatikisht, jo me të gjitha gratë shqiptare por me ato që kanë pretenduar të ishin Zonja të para të shtetit shqiptar.

Nuk ishte shfaqur prej shumë vitesh. Nuk ishte protagoniste prej shumë kohësh. Nuk kishte folur dhe nuk ishte shfaqur në media.

Prej 40 vitesh i ndjek me vëmendje profilin dhe performancen e çdo Zonje të Parë:

– kam parë Nexhmije Hoxhën në dyert e burgut kur punoja gjyqtar.

– Kam parë Rexhina Nanon kur i qëndronte besnike Fatos Nanos në bu.rgun e Tepelenës pasi u bur.gos nga Berisha.

– Kam parë Xhoana Nanon kur u rikthye si partnerja e re me Nanon në politik.

– Kam parë Monika Kryemadhin si Zonjë e parë e shtetit por edhe si grua e fundit e pallatit sepse e kisha komshije tek shallavaret ku u lindëm dhe u rritëm si komshinj të dy.

– Kam parë dhe kam njohur çdo grua presidenti, përfshi dhe Liri Berishën e cila me gjithë profilin e saj modest, nuk kishte as forcën për të ndalur arrogancën apo dhunën e bashkshortit, por as kapacitetin pokitik të artikulimit minimal që të dilte mbi nivelin e një Zonje të Parë.

Ndryshe ka të gjitha gratë e tjera, Linda Ramën nuk e kam takuar kurrë në jetë dhe as nuk e kisha parë ndonjë herë në media.

Dje ishte një “ndeshje” e madhe që burrat shqiptar e kanë humbur….. Dje Linda Rama u shfaq në ekran dhe brenda 60 minutash shkëlqeu me prezencën e saj. Dje pashë armën më të fuqishme të Edi Ramës, që ndryshe nga çdo burrë shteti që ligjin ja bëjnë kalamajtë, gratë apo kunetërit, ai ka në krah një partnere dinjitoze dhe me shumë integritet. Energjia pozitive e Linda Ramës ka ndryshuar, bruta.litetin dhe arr.ogancën e Edi Ramës së viteve 2000.

Të gjithë mund të thonë që ajo ka përfituar se morri një burrë që, u bë kryeministër, por është e kundërta. Rama ka fituar, nga një Zonjë si Linda. Ajo u shfaq dje në ekran dhe provoi se bën hije me fjalën, modestinë dhe inteligjencën e saj. Për herë të parë pash një Zonjë të Parë që ndryshe nga Nexhmija, Xhoana, Liria apo Monika nuk i hed.hin ben.zinë zjar.rit dhe oxhakut të krye-bajrakut shqiptar.

Për herë të parë pash një grua që arrin të frenoj egon e sëmurë të burrit si krye-familjar i shtëpisë shqiptare. Linda Rama dje demostroi, që ashtu siç ka ri-bashkuar familjen e Edi Ramës, ashtu dhe ka fre.nuar egon apo ka gjeneruar energjitë e një potenciali që ka nevojë çdo mashkull në karrierën politike.

Linda Rama, dje tregoi që: “Zonjë lind dhe nuk bëhesh nga karrigia e burrit”

Me zonjllëkun dhe fisnikërinë e lindur ajo madje plotëson edhe gjysmën e mangësive që ka Zotëria i saj, kryeministri i shqiptarve….. Linda s’është Zonja e Parë, por e Para Zonjë….” – ka shkruar Spahiu.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu