Hajduti pasi u arratis, u fsheh në vilën e presidentit gjerman

0

Në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, një person i dyshuar për vjedhje ka tentuar të fshihet në rezidencën e dytë të presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier në Bon.

Sipas mediave, hajduti tentoi t’i fshihej policisë në pallatin Hammerschmidt, një nga ndërtesat më të ruajtura në Gjermani.

Për këtë arsye u deshën vetëm pak minuta derisa policia e zbuloi dhe arrestoi.

Policia bën me dije se në asnjë moment nuk ka pasur rrezik për kreun e shtetit.

Me sa duket, hajduti as nuk e dinte se në pronën e kujt ka hyrë kur kapërceu gardhin duke ikur nga policia.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu