Shkruan Sokol Pepushaj
Snajperin në kokë të kryeministrit, e kemi “detyrë shtëpie” ta analizojmë.
As “robotët” e hakerave, prozhektorët e pasarelave, ata që i kërkojnë Saliut armë dhe leje të vrasin kryeministrin, heshtja e ligjit, e viktimës dhe e diplomatëve, nuk kanë as sesi na bëjnë të ecim gjunjas, edhe pse mafiozët e qëlluan kolegun tonë Adriatik Doçi, për të na dhënë të gjithëve mesazh.
Ne e dimë kodin e mafies, se frika lind frikën. Madje edhe e rrit atë.
Është njëra anë e medaljes kjo.
E pikërisht këtu ndahen rrugët.
Shembulli, ku politika e diplomacia janë bashkë publikisht, sa kohë nuk po flasin për dhunimin në derë të shtëpisë të kolegut tonë Adriatik Doçi, tregon pavarësinë dhe ndershmërinë e medias që ndeshet me mafien që hesht.
Nga frika, Luigi Soreca, mori Urdhër Mbrojtjeje. Asnjëherë nuk u dyshua se dikush mund ta vriste apo thjesht ta qëllonte ambasadorin. Megjithatë, ai, dhe shumë të tjerë, kanë vizituar vende piktoreske, historike dhe ekzotike tonat, më shumë se çdo shqiptar.
Meqë rrezikohen, le të bëjnë pallë, thua ti.
Po nga kush rrezikohen more aman, nga njëri-tjetri?
Ja, hakerat iranianë të “Homeland Justice”, të njohur ndryshe si “Drejtësia e Atdheut”, ose pse jo, të Sali Berishës, kanë thyer kodet digjitale të Bablokut dhe Kimetes.
Ata njohin terrenin këtu, strategjitë e dukshme e të padukshme, mundësitë e pamundësitë, dinë ku janë vjedhur e ku janë fshehur para e prona, ndaj i bashkuan në një fotografi dhe u drejtuan dy “snajperë” në dy kokat.
Është ky mesazh i fortë që do të shkodohet ditë pas dite.
Softueri i hakerave iranianë, ngjan të jetë shkarkuar nga Malware e “Qytetarit Digjital”, sa jo Arben Kraja, por as Arben Ristani nuk e mbulojnë dot “turpin” e korrupsionit në këtë vend ku hajdutët e kriminelët po lejohen të investojnë pasuritë tona në perëndim.
Ju e patë, Fatmir Mediu dhe Damian Gjiknuri përfaqësuan grupin shqiptar për vëzhgimin e midterm elections në Shtetet e Bashkuara.
Ky Fatmiri, që ka vrarë 26 shqiptarë në Gërdec, mik i Shkëlzen Berishës, sot duhet të ishte në burg, jo me vizë amerikane.
Amerikanët nuk e dinë se Fatmir Medi Hoxha, ka filluar të quhet kriminel qyshse është dënuar me burg në Itali, e pastaj ndërroi emrin, pasaportën dhe numrin e vizës amerikane. E në vazhdim i mban edhe sot.
Është e vërtetë kjo, apo nuk e kemi të plotë “dosjen”?
Të Fatmirit e kemi, jo vetëm në shqip.
Fatmiri i fishekëve kinez dhe Damiani i tërmetit të votave, kanë viza amerikane, për vete e për dashnore. Lajmin se Fatmiri i ka blerë të dashurës vilë në Amerikë e kanë lexuar gjithë shqiptarët, por jo ata të ambasadës, se i duan anglisht edhe krimet.
Kot i shkoi mundi Myslim Murrizit.
Filmoi hajdutët duke vjedhur vilën e Arben Krajës dhe ia nisi ambasadës amerikane.
Lajmi mbeti pa zë, për një arsye themelore.
Hajdutët, që ta marrë të mirëqenë videon ambasada, duhej të flitnin anglisht gjatë vjedhjes.
Shkoi ish deputeti dhe u tha, se e kanë marrë në qafë, le ta vjedhin këtë herë si anglez ose amerikanë vilën e kreut të SPAK-ut.
-Ej, figurë, na le rehat se ta gjejmë edhe ty shtëpinë. Ne jemi mirë, jetojmë në qetësi e nuk na intereson as gjuha në anglisht, as vjedhja në anglisht, sa të kemi Bablokun e Kimeten, bëjmë pallë ne lart, ju atje poshtë rropatuni nëpër rropullitë tuaja.
Po, gjithkush në rropullitë e veta!
Hajdutët me paratë që kanë, rrëzojnë mure e kështjella, shqiptarët me fejsbukun që kanë, rrëzojnë qeveri e opozitë me komente, hakerat iranianë të Saliut me sekretet që kanë, rrëzojnë përtokë kë të duan e kur të duan.
Ne mendojmë se kanë arsyet e veta ata, edhe pse ju pyesni: aman more, a dini gjë, pse Hakerat i i vunë në shënjestër të snajperit Bablokun dhe ambasadoren e shtetit më mik të Shqipërisë?
Që prishet “krushqia” me Amerikën, hiqeni nga mendja. Që ndahen Babloku me ambasadoren, nuk është i pari rast, as i keq.
Ditët e ardhme do kemi spektakël. Hakerat iranianë të Saliut, kanë thyer kodet digjitale të Bablokut dhe Yuri Kim./Pamfleti