Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Sidi Hasanaj ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për bashkëpunim me fisin Bajri.
I ftuar në “Reopolitix”, Hasanaj pretendon se Berisha ka bashkëpunuar me bandën e Bajrajve për të përfituar vota gjetë zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit në vitin 2022. Ai madje deklaron se për këtë ka foto ku sipas demokratit, Berisha ndodhet pranë një pjesëtari të familjes së Bajrajve.
Gjithashtu, Sidi Hasanaj tha se ish-kreu i qeverisë ka në krah një person të familjeve mafioze të Patokut, në foton e pretenduar.
“E kam sfidë personale për të gjithë partinë e Rithemelimit. Berisha me bandat e Shkodrës a ka bashkëpunuar? Në 6 mars të 2022 kur u përball me zgjedhjet e pjesshme a ka bashkëpunuar me bandën e Bajrajve? Nuk flas në emrin personal timin.
Po nëse dalin nesër në fotografi në Luginën e Patokut ku eksponentë të krimit bashkë me njerëz të afërt të zotit Berisha, janë eksponentë të afërt të Rithemelimit, nuk pi asgjë tjetër përveç konjakut të shtrenjtë.
Në një krah ka një pjesëtar të familjes së Bajrajve dhe në një krah ka një person të familjeve mafioze të lojërave të fatit të zonës së patokut. I kërkonte ndihmë për të mundur Bashën se me Ramën e ka rregulluar për të fituar zgjedhjet.
Nuk është politikan ai është pjesë e oborrit të zotit Berisha. Janë dy. Njëri është shoqërues i Berishës dhe tjetri është ai që mban konjakun në duar e kuptuam. Tjetri është ai që mban konjakun në duar. Unë hodha sfidën, nuk jam njeri prej hekuri që nuk më çpon plumbi”, deklaroi Hasanaj.