Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi sot se janë në koordinim me deputetët e LVV-së për votimin e Kodit Civil. Ajo tha se duhet të sigurohen se i njëjti do të kalojë në Kuvendin e Kosovës, për çka u shpreh se kjo u ka marrë kohë.
Para gazetarëve, gjatë së mërkurës, ministrja e Drejtësisë shtoi se do të kenë nevojë edhe për mbështetjen e opozitës për këtë projektligj.
“Besoj që jeni në dijeni, jemi në koordinim edhe me Grupin Parlamentar në mënyrë që ta procedojmë Kodin Civil. Ju e dini që unë kam thënë qëndrimet e mia sa i përket votimit në kuvend, rrëzimit të tij. Mendoj që Kuvendi i Kosovës nuk ka bërë mirë. Megjithatë, ka qenë nën mandatin e tyre që të vlerësojnë ashtu.”, deklaroi Haxhiu.
Më tej, Haxhiu shtoi se nuk është mirë për Kosovën që Kodi Civil të ta ketë fatin e herës së kaluar.
E pyetur në lidhje me personat përgjegjës për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, Haxhiu tha se nuk është në dijeni që të njëjtit janë duke avancuar në pozita./Sh.Pajaziti