Hetimi i përdorimit të fondeve amerikane, gracka ku shpirti djallëzor do të kapet si laraska

0

Shkruan Hysni Gurra

Më e keqja nuk ka ardhur ende

Lajmi për urdhërin ekzekutiv të Trump për pezullimin e fondeve që Amerika jepte nëpër botë, nuk është aspekti më i rëndësishëm i këtij urdhëri, nuk është lajmi.

Lajmi, kryelajmi, i këtij urdhëri është hetimi.

Pra, administrata Trump do të hetojë se si janë përdorur këto para nga NGO e Soros, USAID, Fondi Amerikan i Zhvillimit, institucionet e vendeve që i kanë përfituar etj.

Hetimi se si janë përdorur paratë e amerikanëve, më saktë si janë vjedhur nga Soros dhe puthadorët e tij nëpër botë, do të jetë një skandal politik i përmasave më të mëdha se ai i Watergatit në SHBA.

Hetimi është në fakt edhe tmerri i vërtetë që ka përfshirë mbeturinat e Soros nëpër botë, që në vend t’i shërbenin interesit të taksapaguesve amerikanë, i kanë shërbyer interesit të axhendës korruptive e anti-njerëzore të Soros.

Përmasat më reale të këtij skandali, paradoksalisht, nuk do të shpërfaqen në një shtet të madh, por pikërisht në Shqipëri. Vendi ynë ka qenë baza eksperimentale e thuajse çdo plani vjedhës e të turpshëm që Soros dhe administratat amerikane të influencuara prej tij kanë aplikuar më pas edhe në vende të tjera.

Nuk di sa do zgjasë, por jam i sigurtë se do jetë një dramë e paparë kur ky hetim të shkojë deri në fund, sidomos në Shqipëri, sidomos me Reformën në Drejtësi.

Deri atëherë, ngushëllime gjithë larove të penës që kanë trullosur shqiptarët çdo natë nga çdo banak televiziv për llogari të Edi Ramës, Yuri Kim, Soros…apo së fundi qesharakut Altin Dumani.

Hetimi pra, përdorimi i këtyre fondeve, do të jetë drama dhe gracka ku shpirti i mbretit të së keqes kapet si laraska.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu