Deklaratat e gazetarit Stavri Marko ka shkaktuar debat në emisionin “Opinion” në Tv Klan.
Marko tha se vizita e Mitsotakis në Himarë vitin e kaluar “është kryer nën ndikimin e një fuqie të madhe që i ka prerë veshët dhe megafonët patriotëve shqiptarë për shkak të mos flasim më për Himarën dhe ta njohin zyrtarisht”.
Blendi Fevziu: Pra ju po thoni që Himara, sipas jush Marko, është minoritet grek?
Stavri Marko: Është minoritet kompakt grek. Ka qenë, është dhe do të jetë.
Blendi Fevziu: Ka qenë, është dhe do të jetë minoritet kompakt grek. Ndërkohë Fredi Beleri kandidon për një bashki shqiptare dhe në fushatën e tij ka dalë me flamurin e vorio-epirit që është një simbol i papranueshëm në Shqipëri.
Stavri Marko: Për sa i përket simbolit të vorio-epirit ai është simbol i Himarës, jo i vorio-epirit. Ai flamur është simbol i Himarës.
Blendi Fevziu: Ky është simbol i Himarës?
Stavri Marko: Është simbol i pavarësisë së Himarës.
Blendi Fevziu: Pavarësisë nga kush?
Stavri Marko: Himara ka qenë e pavarur. Ai ka qenë flamuri i parë.
Ardit Bido: Ai është simbol që kanë vdekur 10 mijë shqiptarë. Ai është simbol i djegies së Borshit të Bashkisë Himarë, ai është simbol i djegies së Panaritëve.
Stavri Marko: As nuk më interesojnë fare ato përrallat e atij zotërisë.
Ardit Bido: Ai është flamuri i djegies dhe vrasjes së shqiptarëve.