Hyjnia kapriçioze berishiane

0
Shkruan Zef Ndreka
Darët e politikës amerikane dhe britanike po e shtëngojnë pa pushim Berishën dhe non grata-t e tjera  duke iu lënë vetëm një rrugë të vetme: të tërhiqen nga jeta publike, nga pretendimet dhe angazhimet politike.
Të shikojnë punet e tyre private e familjare ! Rrugët tjera janë bllokuar!
Ato janë klasifikuar nga USA dhe Britania e Madhe, të pa përshtatshëm për bashkëpunim politik e institucional.
Që përkthehet, praktikisht nuk te ndihmojne , nuk të pranojnë e nuk të lejojnë të marrësh pushtet , pikërisht për çfarë kanë vepruar në kurriz të shqiptarëve dhe të Shqipërisë.
Ndërkohë që të tjerët non grata heshtin, lufta që bën Berisha, duke rezistuar si peshku në zall pa ujë, me shpresë së dikush do dali t’i shuaj etjen, rezulton e kotë.
Ndaj atij, i shkon më shumë të mendohet mirë e të tërhiqet pa asnjë kusht, sepse me këmbëngulje, me kundërshtime dhe acarime siç po kundërvepron vepron në emër të sovranizmit, nuk arrin asnjë “kompromis” të pretendueshëm prej tij e në favor të tij, të qetësisë së tij e të familjes.
Rruga e zgjedhur nga Berisha, ishte me e keqja e mundshme për vetën, për PD-në dhe për vëndin.
Berishën e ka konsultuar e këshilluar keq ego-ja e tij e sëmurë , inati, cmira , pangopësia, grykësite e miqve që e rrethojnë, formimi i tij, deliri , kultura.
Asnjëherë nuk arriti dot Berisha të shpëtojë nga ajo që gjithçka i përket edhe të ngjashmëve të tij në vëndët e tjera ish diktatoriale.
Është fakt i pa kundërshtueshëm se aty ku jeta politike përmblidhet në një diktaturë të egër si e Enverit, në një lidër shumë të mbivlerësuar, të idhulluar si Berisha, por mbi të gjitha me frikë, fuqia e jetës, vdekjes dhe veprimtarisë së të cilit, mbi të gjithë mbështetësit e tyre komunistë e foltoristë , si dhe subjekte të tjera , është e krahasueshme me atë të një hyjnie kapriçoze, dhe nuk mund të ketë vënd për beteja politike, beteja institucionale.
Në PD, ku mbretëron një tiran si Sali Berisha, nuk mund të ketë gjë tjetër veçse frymë klandestine dhe rebeluese.
Me Berishën, PD-ja rezulton më e dobët, më e përçarë dhe pa shpresë.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu