Vetëm 200 lekë ka kursyer drejtoresha e QSUT, Albana Fico, në ‘garën’ e zhvilluar për tenderin me vlerë rreth 1 milionë euro, me objekt blerje “Ocrelizumab 300 mg, Flakon”.
Tenderi është paracaktuar me pazar në tavolinë për mafien e ilaçeve Merita Sheqi, përmes kompanisë Rejsi Farma.
Merita Sheqi, e cila është motra e oligarkut të ilaçeve Petrit Maho që mbulon vilën 760 mijë euro të Flamur Nokës në Gjirin e Lalzit, duke se ka pasur të lehtë për të futur në ‘thes’ Ficon, ish kunatë e Edi Ramës, tashmë kunatë e Bledi Çuçit.
Fijet e korrupsionit janë të thella, që nga monopoli i disa kompanive për të shellë barna të caktuara, çka i bën më pas tenderat një formalitet.
Gjithsesi, Merita Sheqi, bashkë me vëllain Petrit Maho, janë klientë të konsoliduar të Ogerta Manastirliut dhe drejtorëve të saj, për shkak të lidhjeve klienteliste me politikanë të korruptuar të të gjitha krahëve.
Merita Sheqi ka marrë rreth 500 tendera nga Ministria e Shëndetësisë dhe degët e saj me vlerë miliona euro, ndërsa fëmijët e saj Rejdi dhe Nesi Sheqi ‘notojnë’ në luks.
I biri Merita Shehit, Rejdi Sheqi, ekspozon luksin me paratë publike, si makinë McLaren me vlerë rreth 170 mijë euro, Maybach AMG, ora të tipit Hublot, vilë në Rolling Hills etj. Luksi i tij nuk është thjeshtë një fyerje për opinionin publik, por është një sfidë për SPAK.
Ai rezulaton me një pagë 6.5 milionë lekë në muaj si drejtor marketingu në kompaninë e Rejsi Farma. Drejtore marketingu rezulton edhe e motra, Nensi Sheqi, me pagë 6.5 milionë lekë në muaj.
Rejsi Farma, një histori mashtrimi
Merita dhe Nexhat Sheqi, bashkëshortë, janë pronarë të kompanisë Rejsi Farma, e përfshirë në skema korrupsioni me FSDKSH me rimbursimin e ilaçeve të paktën nge vitit 2007 deri më sot. Rejsi Farma është pjesë e disa listave të zeza të prokurorisë, policisë, organeve anti-korrupsion etj., si një nga kompanitë farmaceutike më të kompromentuara në Shqipëri, ku më në detaje do të flasim në vijim.
Krahas barnave me cilësi të dyshimtë, trusteve, lejeve ekskluzive, Rejsi Farma është monitoruar edhe për kontrabandë ilaçesh dhe lëndësh të paligjshme.