I ‘gjithë’ fisi në prokurorinë e Tiranës! Si burri i Felajt mori 1.5 milionë euro nga 4 biznesmenë për vjedhjen me TVSH!

0

Deputetja e Partisë Socialiste dhe nënkryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj ka burrin, vëllain dhe kunatën, të gjithë në Prokurorinë e Tiranës. A është kjo drejtësia e re?! Emërimi i 4 familjarëve të saj në Prokurorinë e Tiranës!

Bashkëshorti i saj, Bledar Valikaj u emërua prokuror në në mars të viti 2019 me një procedurë të diskutueshme pa kaluar procedurën e vetting-ut.

Vëllai i saj, Armando Felaj u emërua prokuror në Prokurorinë e Tiranës në maj të 2019.

Kunata e saj, Alma Felaj, u transferua me 5 qershor nga Prokuroria e Durrësit te ajo e Tiranës.

Motra e saj, Eranda Felaj është tranferuar po ashtu në këtë prokurori në qershor.

Emërimet janë në shkelje të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i miratuar në vitin 2016 si pjesë e reformës në drejtësi, siç thotë opozita.

Lidhjet nepotike në institucionet e drejtësisë përfshihen në klauzolën e “papajtueshmërisë ambientale”.

Por në seancën e të enjtes në parlament, deputeti Gazmend Bardhi, kryetar i grupit të PD, bëri një akuzë të rëndë penale ndaj bashkëshortit të deputetes Felaj kur ajo e quajti bardhin “palaço” pas ekspozimit që ai i bëri përfshirjes së saj në skandalin e inceneratorëve.

“Palaço mua më ka thënë kryemafiozi jot. Dhe kur vjen nga një hajdute si ti, nga një gjobaxhie, që ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për t’i vënë gjoba biznesit… Yt shoq, vetëm me çështjen e rimbursimit të TVSH-së ka marrë rryshfet 1.5 milionë euro nga 4 biznese. Kjo je ti, ti je një familje hajdute”.

Akuza e rëndë duket se ka lidhje me raportimet në media të një vjedhje prej afro 50 milionë eurosh me rimbursimin e TVSH-së.

Një hetim i policisë zbuloi se disa prej bizneseve më të mëdha në vend prisnin fatura fiktive për të shmangur pagesën e miliona eurove taksa në shtet.

Megjithatë, deri tani asnjë biznes i madh nuk është vënë nën akuzë për këtë aferë.

Deklaratat e deputetit Bardhi janë të parat akuza publike që nxjerrin me emër prokurorin që ka hetuar ketë aferë.

Por kryetari i grupit parlamentar të PD, që spikat për kurajon për të denoncuar edhe biznesmenët e korruptuar apo që përfitojnë për shkak të lidhjeve me qeverinë, nuk tregoi se kush janë biznesmenët që kanë paguar një shumë kaq të madhe parash për të mbyllur një hetim penal për një vepër të rendë.

Deputetja Felaj nuk iu përgjigj akuzave konktete nëse bashkëshorti i saj Bledar Valikaj ishte pjesë e hetimit.

Zoom.al i ka dërgjuar një kërkesë për informacion Prokurorisë së Tiranës, por nuk ka marrë përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu