I urdhëruar dhe urdhërues!

0
Shkruan Zef Ndreka
Kudo nëpër gjykata ku kam shkelur, kam parë të shkruar parullen: “Të gjithë janë të barabartë para ligjit”.
Që do të thotë se nuk bën përjashtim askush.
Por në Shqipëri, deri më sot, klasa politike sunduese këtë parulle e kishte vetëm për fasadë.
E ka patur fasade edhe për ngjarjet e 21-janarit ku mbetën të vdekur 4 protestues krejtësisht të pa fajshëm e më duar në xhepa.
Nuk do merrem aspak me dinamiken e ngjarjeve. Atë do e hetojë prokuroria dhe shpresojmë të na e bëjë të qartë.
Por desha të shtjelloj vetëm deklaratën e ish Komandantit të Gardës së Republikës dje në SPAK, se e paskan urdhëruar për të qëlluar mbi turma.
Dhe me sa dëgjuam nga mediat që e përcollen paraqitjen e tij në SPAK, ish Komandanti qënka urdhëruar nga njerëz pranë Berishës!
Madje, keta përsona e kanë kërcënuar për të thyer pikën në rregulloren ushtarake, që thonë shumë qartë: nuk zbatohen ato urdhëra që bien ndesh me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Është e natyrshëme që edhe urdhëruesit duhet të japin llogari por dhe zbatuesit duhet të dalin para ligjit dhe të marrin dënimin e merituar.
Ndre Prendi është edhe i urdhëruar edhe urdhërues!
Kjo e fajëson shumë atë. Sepse, ai është i rregjistruar me zë duke urdhëruar për të qëlluar. Dhe kjo ka ndodhur, pasi ai doli nga godina e Kryeministrisë, madje i qëlluar dhe me hematoma rrotull syrit të majtë.
Çfarë kishte ndodhur përpara se të qëllonte mbi turmë vetë Komandanti?!
Me aq sa ka deklaruar në SPAK, a shfajsohet ish Komandanti për vrasjet e katër përsonave?!
Çfarë janë more këta oficerë, që zbatojnë këto urdhëra gojore ?!
Çfarë është ky Komandant i Gardës së Republikës, ky Gjeneral(!), që duke pasur rreth 1500 forca nën komandë, të nxjerrë pistoletën e tij dhe të qëllojë protestues jashtë rrethimit të objektit të rëndësisë së veçantë?!
Më tej, ai e thellon gabimin kur ndërron tyten e pisoletes se tij me atë të shoferit!
Kjo është fshehje e provave dhe fakteve me qëllim, ndoshta edhe kjo me urdhër?!
Ndaj, duhen hetuar gjithë detajet e asaj ngjarjeje dhe duhen dënuar maximalisht sipas ligjit.
Sot është e lehtë të flitet rreth asaj ngjarjeje, por ish Komandanti i Gardës
si ushtarak i lartë nuk duhej ti zbatonte këto urdhëra, që të meritonte emrin njëri dhe tillullin oficer dhe graden gjeneral.
Por ai, të gjitha këto i kishte të përfituara nga Berisha dhe ndaj i detyrohej!
Në të gjitha rastet, 21-Janari ishte një grusht shteti, i cili e vertetoi kur policia nuk zbatonte urdhërat e kryeprokurores Rama për arrestimin e përsonave përgjegjës të ngjarjes, dhe fshiheshin dhe zhdukeshin pa teklif provat për tu hetuar.
Edhe kjo është njëra nga provat përse është dhënë Berishës non grat-a: minim i sistemit të drejtësisë!
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu