Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka folur për 11 urdhër-arrestet e SPAK për aferën e inceneratorëve, nga të cilët u arrestuan 5 persona, ndërsa 6 të tjerë u shpallën në kërkim.
Manjani tha në emisionin “Now” me Erla Mëhillin se SPAK duhet ta fillonte punën nga Mirel Mërtiri, i konsideruar si truri i aferës.
“SPAK duhet ta fillonte punën nga Mirel Mërtiri. Kompanitë që janë fituese të kësaj gjëje nuk janë pyetur asnjëherë. Dua të them këtë gjë, kështu fillon një hetim, me shpresë që ti fillon kupton se çfarë ka ndodhur. Duhet të thuhet sa lekë kishte kur filloi këtë biznes. Kështu fillon një hetim zyrtar se kështu kupton ku kanë shkuar këta”, theksoi ish ministri.