Inceneratori i Tiranës/ Kryemadhi kërkon arrestin e Erion Veliajt, Ëngjëll Agaçit dhe Edi Ramës

0

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi kërkon arrestimin e Erion Veliajt, Engjëll Agaccit dhe Edi Ramës për inceneratorin e Tiranës.

Në një reagim pas sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës, Kryemadhi thotë se “SPAK më në fund ndërmori një veprim ndaj inceneratorit të Tiranës, i kallëzuar prej meje që prej dy viteve”.

Më tej shton:

Në këto momente shumë të rëndësishme, duhet të mos harrojmë se:

Inceneratori i Tiranës është një vepër kriminale produkt i bashkëpunimit mafioz mes zyrtarëve publikë dhe biznesit. Të dyja palët janë përgjegjëse në vjedhjen e shqiptarëve.
Të ndiqen paratë e vjedhura kudo ku këta hajdutë me kostum zyrtari e biznesi i kanë fshehur, dhe çdo qindarkë t’u kthehet qytetarëve.
“Jepi SPAK, edhe pak të duhet të arrish te peshqit e mëdhenj të Inceneratorit, Agaçi, Rama, Veliaj”, përfundon ajo.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu