Ish dhëndri i Jozefina Topallit u turret të gjitha vajzave në BB VIP. Banorët: Është pervers, papagall i dehur, nuk na shqitet

0

Këngëtari Luiz Ejlli ka arritur që të marrë vëmendjen e banorëve brenda në Big Brother, ndërsa u përfol edhe për ngacmimet me moderatoren Kiara Tito. Disa prej banorëve nuk i kanë kursyer komentet për Luizin. Tea Trifoni ndër të tjera e ka cilësuar këngëtarin si “pervers”.

Herioni: Ky gjeli, Luizi ca ka ky, ka që në tre të mëngjesit që nuk pushon. Si papagall i dehur!

Tea: Është pervers.

Kristi: Luizi flet shumë, se besoj që do përputhemi!

Pavarësisht komentit të Teas, kjo e fundit tha se e ky qëndrim ka qenë vetëm pasi sepse kanë qenë ditët e para brenda shtëpisë, por marrëdhënia e saj me Luizin tashmë ka ndryshuar. Luizi u shfaq paska i prekur nga komentet edhe pse nuk e pranoi këtë gjë. Ai tha se u habit nga komentet sepse nuk i priste.

Ky i fundit është këngëtar ndonëse është shkëputur nga muzika dhe ekrani. Rreth 10 vite më parë, Luisi ishte ndër artistët më të suksesshëm, ku dhe përfaqësoi Shqipërinë në “Eurosong”.

Ai është i njohur dhe për lidhjen e tij me vajzën e Jozefina Topallit. Ejlli dhe Megi i dhanë fund lidhjes së tyre disavjeçare në vitin 2017.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu