Ish ministri: Nuk hiqet dot Edi Rama, na do të gjithëve në burg!

0

Shkruan Ylli Manjani

Edi Rama i ka bërë dëm të jashtëzakonshëm politikës në Shqipëri. Sulja me bukë në trastë ndaj opozitës për ta shuar atë është dëmi më i madh që i ka bërë këtij vendi. Dëm që do dojë kohë të shlyhet.

Edi Rama i ka bërë dëm ekonomisë të lirë dhe konkurruese në vend. Përqëndrimi i parasë dhe punëve në këtë vend në shumë pak duar do dojë kohë të ndryshojë si realitet anti ekonomik.

Modeli ekonomik mbill e shit drogë për të mbushur territorin me beton, nuk mban gjatë.

Edi Rama ka bërë dëm identitetit tonë kulturor e historik duke goditur rëndë e shumë rëndë objektet e trashëgimisë historike e kulturore.

Shteti i Edi Ramës është i gjithi pushtet. Motivohet dhe lëviz vetëm me urdhër, porosi dhe interes politik. Normat ligjore anashkalohen nga vendimet individuale, duke vendosur si standard pabarazinë midis njerëzve.

Administrada e Edi Ramës është e gjitha patronazhim elektoral. Realitet që do dojë kohë të përmbyset.

Shqiptarët nën qeverisjen e Edi Ramës masivisht kanë ikur. Të gjithë si ata që kanë si ata që nuk kanë,ndjehen të pasigurtë për jetën, punën, shëndetin, edukimin e fëmijëve, për të sotmen e të ardhmen e tyre. Ndaj ikin.
Shkurt muhabeti, Edi Rama është Kryeministri që ka rikthyer idenë e përjetësisë në pushtet dhe vendit tonë i ka bërë dëm të madh.

Por, as më plas fare që paska korruptuar një zyrtar të FBI. E kam thënë dhe vijoj të mendoj se:

Zotin ja ka lujt FBI-së dhe Amerikës që i ka korruptuar!

Në përplasjen Kryeministri i vendit tim-Amerikë, unë jam me të parin. Dhe duhet të ndalojë ideja që ne u dashka të dënojmë njëri-tjetrin (politikan apo shtetas i thjeshtë) këtu për llogari të një shteti tjetër!
Ç’a llogjike është kjo?!

Në cilin shtet dënojnë njeri-tjetrin njerëzit për llogarinë tonë?!

Në fund të fundit e gjithë kjo ngjarja me Mcgonigal tregon që Amerika është e korruptuar njësoj si ne e si çdo shtet tjetër.

Tani, për të gjithë ata që kërkojnë burg-burg-burg pse Rama ka korruptuar Golen, përvec idesë hakmarrëse se si ua ka bërë të tjerëve duhet tia bëjnë edhe Atij, cila është vepra penale që ka kryer sipas kodit tonë Penal?!

Apo do fillojmë prap me këtë Rama është i korruptuari aktiv, që bashkë me aktivët Personat A dhe B korruptuan pasivin amerikanin Gole, i cili ia paska dredhur edhe gruas?!

Mblidhni mendjen o njerëz!

Nuk e bën burg-burg-burgu detyrën politike të shoqërisë.

Nëse shoqëria e voton këtë politikan nuk e shkul dot as drejtësia e as Amerika, aq më tepër pa ligj.
Kaq!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu