Izraeli sulmon aeroportet e Damaskut dhe Aleppos

0

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve ka raportuar sulme ajrore izraelite kundër aeroporteve të Damaskut dhe Aleppos në orët e para të së dielës.

Sipas medias, një punonjës i aeroportit të Damaskut u vra ndërsa një tjetër u plagos. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë për CNN se nuk kishin asnjë koment mbi raportet.

“Rreth orës 5:25 të mëngjesit të sotëm, armiku izraelit kreu njëkohësisht një agresion ajror me breshëri raketash nga drejtimi i Detit Mesdhe në perëndim të Latakisë dhe nga drejtimi i Golanit të pushtuar sirian, duke synuar aeroportet ndërkombëtare të Damaskut dhe Alepos. ”, raportoi agjencia, duke cituar një burim ushtarak.

Sipas agjencisë, dëmtimi i pistave në të dy aeroportet i ka nxjerrë jashtë funksionit dhe se trafiku ajror po devijohej në qytetin e Latakisë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu