Shkruan Ernesto Galli Della Loggia
përkthyer nega Corriere della Sera
U desh agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës për të na kujtuar se çdo të thotë një diktaturë. Për t’ i a kujtuar opinonit publik evropian e veçanërisht atij italian. Mbas shëmbjes së regjimeve komuniste dhe Bashkimit Sovjetik, tridhjetë vite më parë, kemi menduar se pak a shumë kudo – si në kontinentin tonë ashtu edhe në Vendet kryesore të botës – ishin vendosur tashmë regjime afërsisht të ngjajshme me atë që ishte në anët tona.
Ndoshta me ndonjë dozë lirie më pak, me më pak liri shtypi ose mbledhjesh, makar me zgjedhje jo të paqortueshme si ato me të cilat jemi mësuar neve, por në përgjithësi gjithmonë regjime në të cilët mund të jetohet në siguri, ku Shteti nuk është zot në fakt i jetës së qytetarëve të tij siç ndodhte në kohët e Stalinit e të Maos. Për të përforcuar këtë ide jo pak ka ndikuar hapja e botës ish komuniste të një bindjeje marksiste-leniniste ndaj sipërmarrjeve kapitaliste, logjikave të tyre, allishverisheve të tyre: tregut, siç thuhet rëndom. Një hapje simbolizuese në fillimin e viteve 2000 nga hyrja e Kinës në Wto, Organizata botërore e tregëtisë. Ekuacioni i rremë liberalizëm ekonomik = liberalizëm politik i ka mbyllur sytë shumëve. E kështu jemi bindur se në praktikë kishte mbetur vetëm radikalizmi islamik, talebanët, ose në një drejtim tjetër, ajatollahët, duke i shtuar ndonjë tirani të errët afrikane , të përfaqësonin në botë diktaturën, mohimin e lirisë. Me kohë madje edhe përndjekja e egër e të krishterëve në Pakistan dhe moria e dhjetra ekzekutimeve kapitale nga ana e Arabisë Saudite nuk na janë dukur të denja aq sa të tërhiqnin vëmëndjen tonë. Në fakt e kemi quajtur si një gjë normale që shumë shtetarë të ndritur e më pak të ndritur të shkonin rregullisht në Riad apo në Pekin a kudo gjetiu, për të ndriçuar ato qeveri me mendimin e tyre të lartë: natyrisht kundrejt një shpërblimi të kënaqshëm prej mijra dollarësh.
Gjatë viteve, shumë marrëdhënie politike dhe ekonomike me një seri Vëndesh kanë qënë gjithmonë e më shumë të shprehura me një farë vetësigurie. Me një harresë të dëshiruar se çfarw ishin ishin regjimet e atyre Vëndeve. Sa deputetë italianë për shembull, gjatë gjithë kësaj kohe kanë shkuar në Rusi të lumtur sepse priteshin me të gjithë vëmëndjen e duhur, por duke harruar ndonjëherë se dhomat e hoteleve kanë sy dhe veshë? Indiferentë ndaj faktit që ekzisojnë shumë mënyra për të mos shpërndarë në erë fjalët e një bisede e që nuk ka nevojë për një faturë të firmosur për të vërtetuar ekzistencën e një kontributi për çështjen? Në të njëjtën mënyrë shumë vetë kanë vazhduar qetësisht të bëjnë allishverishe me Kinën, duke u shtirur se nuk e dinin se në çdo këshill mbarështimi të cilësdo ndërmarrjeje kineze qëndron një funksionar i Partisë komuniste e që synimi kryesor i sistemit industrial t’atij Vëndi, kur lidh marrëdhënie me ndërmarrje të huaja, është zotërimi i know how teknik të tyre; duke u shtirur se sikur nuk kuptonin se çfarë mesazhi i egër përmbahej në kërkesën e faljes në të cilën qenë të detyruar Dolce &Gabbana për të shlyer fajin e tmerrshëm të zgjedhjes së një reklame të papëlqyer për Pekinin: duke u shtirur se nuk e shihnin fatin që i rezervohej Hong kongut: një shembull i mahnitshëm i asaj se si i respektonte Perandoria e Kaltër, e kthyer në të Kuqe, zotimet ndërkombëtare të nënëshkruara prej saj.
Por një nga karakteristikat më të shëmtuara të këtyre realiteteve është që shpejt a vonë del në shesh për inat të gjithshkaje e të gjithëve. Agresioni rus i Ukrainës ka patur pikërisht këtë funksion. I ka hequr maskën shumë hipokrizive, po i detyron shumë koka të kthyera nga ana tjetër të rrotullohen e të shohin përpara. Të shohin në fytyrë kush është Putini, se ç’është sistemi i tij i qeverimit e i vlerave.
Sigurisht, kur bëhet fjalë për një gjë tmerrësisht serioze si lufta, është mirë të gjykojmë faktet, e të shmangim moralizimin me gishtin e drejtuar kundrejt atyre që në gjithë këtë kohë janë treguar syleshë me fuqinë e diktaturave dhe mundësitë që ato ofrojnë. Por është e vërtetë se ky qëndrim sylesh, kjo gatishmëri për të harruar, të themi kjo indiferencë nga ana e opinionit publik perëndimor (do të thosha së pari italian) kundrejt natyrës së pushtetit të Vëndeve si Rusia o Kina, ka favorizuar madhërisht në kryetarët e këtyre Vëndeve shfaqjen e një ndjenje të paturpësisë e të pandëshkueshmërisë, që ka të bëjë me shpërthimin e mësymjes ruse një muaj më parë.
Dijmë me siguri, për shëmbull, se pikërisht konstatimi i mungesës së Perëndimit në një protestë kundër sipërmarrjeve të tij agresive në Çeçeni, Gjeorgji, Siri, Krime, konstatimi se karriera e jashtzakonëshme e helmuesit të kundërshtarëve politikë, ka lënë indiferentë rrjeshtimin e simpatizantëve – lutës të tij para derës ose t’atyre që donin të bënin allishverishe me Rusinë, pikërisht nga e gjithë kjo ka ardhur duke u pjekur tek ai përçmimi më i thellë për botën tonë. Për mungesën tonë, në sytë e tij, të shtyllës kurrizore, për mungesën tonë të besimit në vlerat tona në vullnetin për t’i mbrojtur. Që këtu në një shkallë të madhe, që këtu buron vendimi i marrë lehtësisht për të shfarosur Zelenskin dhe ukrainasit. E mund të jemi të sigurtë që Xi Jinping nuk e mendon shumë ndryshe.
Do t’ishte mirë që shumë njerëz të mendoheshin dy herë para se të porosisnin një fluturim për në Moskë apo për në Pekin.