Shkruan Bledi Mane
25 vjet më parë kur revolta popullore kundër qeverisë së fajdeve zbythi nga pushteti partinë tribaliste të Berishës, një hall i madh kishte zënë familjen e ish- kryeministrit të Sudes, Aleksandër Meksi.
Ky i fundit, skuth frikacak, pa asnjë mik e shok, kishte mbetur rrugëve pa asnjë përkrahje dhe fatmirësisht gjeti një zgjidhje të përkohshme.
Familjen Meksi turmat e revoltuara e kërkonin me çdo çmim për t’i bërë gjyqin popullor, por falë ndihmës së dy shokëve të bashkëshortes kjo familje e terrorizuar strehoet në një bodrum pallati në rrugën “Pandi Dardha” në Laprakë.
Katër pjesëtarët e familjes Meksi u futën në bodrum në muajin mars 1997 dhe dolën nga bodrumi vetëm kur Fatos Nano, kryeministri i ri, dha urdhër që të mos preken, në muajin nëntor 1997.
Pra për gati 9 muaj rresht, Dhurata, Aleksandri, Endri dhe Redoni jetonin plot frikë e ankth në bodrum vetëm me minjtë dhe me ujërat e zeza, ku shtynin ditët e tyre nga frika e mallkimeve popullore që i ndjekin edhe sot.