Ja si e legalizoi Vangjush Dako dhe vartësit e tij ndërtimin pa leje

0

Të gjithë e prisnin që Vangjush Dako të arrestohej për atë çfarë është akuzuar këto 10 vitet e fundit për korrupsion , betonizim apo shitblerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017.

Por këto akuza nuk janë lehtë të provueshme duke bërë që ish-kryetari i Bashkisë Durrës të kapet në shkelje të ligjit duke shpërdoruar detyrën në dy raste.

Një surpizë për të të cilën e konfimoi edhe vetë në Gjykatën e Posaçme, ku u njoh me masën e sigurisë arrest me burg.

Në dëshminë e zbardhur nga mediat, Dako sqaroi me procedurat e lejes së ndërtimit ai nuk ka pasur dijeni për katet shtesë, ndrësa në rastin e tenderit me procedurat janë ndjekur nga vartësit e tij dhe ai nuk ka asnjë përgjegjësi.

Le t’i shqyrtojmë të dyja rastet për të cilat akuzohet Vangjush Dako bazuar mbi dosjen e Prokurorisë së Posaçme.

Gjithçka nis në maj të vitit 2009 ku kompani “Farkle” me administrator Fiqiri Farku bën një kërkes ëpër leje ndërtimin në Bashkinë Durrës në lagjen numër 5.

Në këtë truall do ndërtohej një pallat 7 katësh, i cili deri në këtë lartësi nuk ka nevojë për studim sizmik.

Në korrik të 2010 kompania merr një pelqim mjedisor nga Agjensia e Mjedisit Durrës për shtesë dy kate.

Pas plotësimit të dokumentacionit dhe pagesës së taksave në shtator 2010 bashkia Durrës miraton destinacionin e sheshit të ndërtimit dhe kushtet më të cilat do ndërtohej.

3 muaj pasi ka marrë lejen në 20 dhjetor 2010 kompania “Farkel” ka bërë një kërkesë për miratimin e 4 kateve shtesë.

“Subjekti pasi i është miratuar leja e ndërtimit për shtatë kate, pa filluar ende punimet ka bërë kërkesë për ikondicionimin e sheshit të ndërtimit dhe ndryshime ne proejket dhe shtesë katesh dhe kjo pa marrë ende leje për prishjen e objektit ekzistues ku do të ndërtohej , ndërtimi i ri”-

Dosja e SPAK

Në janar të vitit 2011 fillojnë punimet dhe supervisor është Shaban Karuli i cili në atë kohë ishte 79 vjeç dhe ka dyshime se firma e tij është e falsifikuar.

“Sikurse reuzlton shtetasi Shaban karuli nuk ka qënë I pajisur me liçensë supervizimi dhe nga muaji janar 2011 deri në datën 4 prill 2011 ka nënshkruar proces-verbalet për punime të maskuara dhe betonarme”, thuhet në dosjen e SPAK.

Dosja shpjegon se datën 26 shtator 2011 është hedhur soleta e katiti të 11. Ndërsa dy ditë më vonë bashkia Durrës ka miratuar lejen për katet shtesë.

“Nga kjo rezulton se ëshë nëse ka një leje të tillë të miratuar me vendim të K.RR.T pranë bashkisë Durrës për rikondicionimim ajo thjesht ka legjitimuar ndërtimin la leje të katër kateve”, thuhet në dosjen e SPAK.

Prokurorët kanë kërkuar informacion nga Ujësjells Kanalizimet Durrës nga ku është faktuar se në gusht të vitit 2012 kjo kompani kishte filluar faturimet për banorët e këtij pallati.

“Pallati kishte përfunduar së ndërtuari dhe madje ishte lidhur dhe me rrjetin inxhinierik të furnizimit me ujë të pijshëm, ndërkohë që siç reuzlton ende në atë kohë nuk ishte zbardhur leja e ndërtimit e miratuar me vendim të K.RR.T-së pranë Bashkisë Durrës datë 11 mja 2011”, thuhet në dosje.
Në shkurt të 2013 vendosen matësat e energjisë elektrike dhe ashensori dhe relacioni i mbikqyrjes së punimeve i cili është mbajtur në 30 janar, përpara se të vendosej ashensori.

“Pra në muajin mars 2013 objekti kishte përfunduar së ndërtuari dhe banorët ishin futur në banesat e tyre të porositura, ndërkohë që leja e ndërtimit nuk kishte hyrë në fuqi pasi nuk ishte zbardhur ende nga Kryetari i bashkisë dhe Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Palnifikimit të Territorit pranë Bashkisë Durrës”, thuhet në dosje.
Në dtaën 14 teteor 2014 kur pallati kishte përfunduar dhe apartamentet dhe njësitë tregtare ishin shitur kryetari i Bashkisë Duurësit dhe dhe Drejtori Urabnisktikës kanë zbardhur lejen e 28 shahtorit 2011.

Kjo sipas prokurorisë është bërë në shkelje të ligjit. Gjithashtu pas kësaj datë ka filluar plotësimi i dokumetacionit që duhet për një ndërtim duke bërë që një sërë zyrtarësh dhe përfaqësues të firmës të falsifikojnë dokumenta si akt-ekspertimi i për përfundimin e karabinasë apo piketimi i pikës 0 dhe një sërë dokumetash të tjera.

Prokuroria e Posaçme ka gjetur një shkleje tjetër në dhënien e kësaj leje dhe në këtë rast kemi të bejmë më mosfunksionimin e disa institucione që janë varësi e Bashkisë Durrës.

SPAK ka marrë informacion nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Durrës i cili ka konfirmuar se në 14 prill 2011 janë pezulluar punimet në këtë pallat për 60 ditë për shkka të ndyrsuhime në projeket. Në datën 21 nëntor 2011 IKMT ka kërkuar mbështjen e policisë bashkiake për mbajtjen në pezullim të ndërtimit. Prokuroria thotë se se ka disa vendime që bien në kundërhstim më njëri-tjetrin.

“Janë 3 vendime që bien në kundërshtim me njeri-tjetrin, në datën 14 prill 2011 është marrë masë pezullimi, në datën 28 shtator 2011 KRRT-ja miraton kërkesën për rikondicionim dhe katët shtesë kati në një objket që është pezulluar më parë dhe në datën 21 nëntor 2011 kërkon ndihmmën e policisë bashkiake për mbajtjen në pezullim të punimeve që po kryehen”, thuhet në dosje.

Kërkesa përvec kryeinspektorit Roni Shqopa është firmosur edhe nga kryetari i Bashkisë Vangjush Dako veprim i cili sipas prokurorisë është cuditshëm pasi nuk ka oasur kompetence ta bëjë.

“Nuk kuptohet pse ky akt është nënshkurar edhe nga Kryetari i Bashkisë i cili nuk ka patur një kompetencë të tillë. Ndërkohë nga ana tjetër ky akt provon dijeninë e plotë të personit nën hetim Vangjush Dako për ndërtimin pa leje”, thueht në dosje.

Pra jo vetëm që nuk e ndaluar paligjshmërinë por edhe pasi e kosntaton atë sipas prokurorisë Vangjush Dako vendos të zbardhë lejën dy vite pasi kishte përfunduar ndërtimi. Ai vijon me lëshimin e certifikatës së përdorimit të duke legalizuar kështu ndërtimin.

Prokuroria e Posaçme e akuzon për shpërdorim detyre Vangjush Dakon edhe për një tender në vlerën e 21 milion lekëve të reja që ka të bejë me projektimin e shëtitores bregdetare nga Bërryli deri në Currila.

Kallëzimin për këtë rast u bë nga deputeti Ferdinad Xhaferaj pas një raporti të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Sipas kallëzimit vlera e këtij tenderi ishte 10 herë më lartë sec e parashikon VKM nr 444 e vitit 1994 për tarifakt dhe e studimit, projektimit dhe kaludimit të veprave të ndërtimit.

Vlera me të cilën duhej bërë ky tnederim ishte rreth 2,7 milion lekë të reja.

Në dosje sqarohet është ngritur komisioni që do përcaktonte specifikimet teknike utfher I cili është firmosur në datën 11 shator 2013 nga Vangjush Dako.

“Me procesverbalin e mbajtur pa datë për llogaritjen e fondit limit të prokurimit ky komision ka bërë llogaritjen e fondit limit nga ku rezulton se për llogaritjen e fondit limit është mbështetur në VKM 444 të vitit 1994”, thuhet në dosje.

KLSH në raportin e tij ka kërkuar nga bashkia që kompania që ka fituar këtë tender ti ktheje paratë buxhetit të bashkisë.

Prokuroria ka pyetur për këtë çështje anëtaren e komisionit Diana Dedja e cila ka deklaruar se në këtë rast ka një lapsus në llogaritjen e sipërfaqes se zonës që do studiohej nga kompania.

“Në rastin konkret pasoja apo dëmi ekonomik ka ardhur si rezultat i një gabimi apo lapsus duke u llogaritur sipërfaqja e zonës së studimit në 20.04 hektarë dhe 2.04 hektarë sikurse ishte në realitet”, thuhet në dosje.

Bashkia e Durrësit do të paguante në dy këste paratë 60 % në momentin e dorëzimit të projektit dhe 40% në momentin e zbatimit. Kësti I dytë rezulton të jetë paguar 6 muaj pasi KLSH ia ka bërë me dije shklejet Bahskisë së Durrësit. Pavarësisht kësaj pagesat janë bërë.

“Sikurse rezulton pagesa e këstit të dytë të shumës prej 8.4 milion lekëve është kryer gati 6 muaj pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka bërë me dije Bashkisë Durrës shkeljet ligjore dhe evidentimin e dëmit ekonomik për këtë procedurë.”, thuhet në dosje.

Ajo që është me e çuditshme në veprimet e Vangjush Dakos në këtë rast është mosparaqiptja në gjykatë e justit të bahskisë ku bahskia kishte kërkuar firmës rikuperimin e dëmit të ardhur si pasojë e këtij tenderimi.

“Veç kësaj Kryetari i Bashkisë Vangjush Dako në kohën e ndodhjes së faktit penal ka autorizuar juristin Ermal Pronjari që të padisë shoqërinë Sphaera për rikuperimin e dëmit ekonomik. Por çështja është pushuar për shkak se përfaqësuesi i padistësit nuk është paraqitur në gjykim”-

Dosja e SPAK

Për këto arsye sqaron, SPAK edhe në këtë episode është faktuar akuza e shpërdorimit të detyrës e kryer në bashkëpunim. Por edhe në këtë rast avokatët dhe vetë Dako sqarojnë se ai nuk ka pasur asnjë rol në përllogaritjen e fondit limit duke qenë se ka pasur një komision që është marrë me të gjithë procedurën. Pavarësisht këtyre pretendimeve, Vangjush Dako do të qëndrojë në qeli deri në fund të hetimeve.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu