“Jam Ilir Meta unë o super budallenj”, ka qenë një frazë e shkëputur nga një video, të n jë deklarate të bërë nga Presidenti i vendit në kohën ku kulmet e tensioneve me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Kjo video ka shkaktuar të qeshura të mëdha në studio, ku Ilir Meta ishte i ftuar, dhe foli për “pajtimin” me diplomaten e SHBA, Yuri Kim.
Meta foli edhe në lidhje me marrëdhënien me ish-kryeministrin Sali Berisha, ku sqaroi se këtë të fundit e kishte paralajmëruar për shpalljen “non-grata”.
Ai u pyet nëse do bashkëpunojë me Berishën edhe pse është shpallur non-grata dhe nëse i qëndron deklaratës së tij se ky vendim ishte një fletë rrufe, teksa deklaroi se pjesë e këtij procesi ka qenë dhe Lulzim Basha.
“Nuk dua të hyj në çështje të tilla për arsye se ajo që më shqetëson është që Shqipëria t’iu kthehet shqiptarëve. Shqiptarët janë më pro amerikanë se amerikanët.
Tani mund t’ju them dhe diçka tjetër, unë e kam paralajmëruar z. Berisha se do shpallej non-grata disa muaj para se të ndodhte, në shkurt të atij viti dhe se pjesë e këtij procesi ka qenë dhe Lulzim Basha. Rama ishte më kryesori, por ky ishte më i rrezikshmi nga ana e besueshmërisë.
Unë i kam të gjitha informacionet për këto çështje dhe nuk jam aspak i habitur dhe nuk besoj se kjo është çështje kaq e rëndësishme sa bëhet, pasi z. Berisha në çdo rast është një politikan që ka një kontribut të veçantë në marrëdhëniet me SHBA-të.
Jam i bindur që problemi kryesor i Shqipërisë është që Shqipëria t’iu kthehet shqiptarëve. Jam i bindur se ky bashkëpunim është i thellë, shumë vite më parë”, deklaroi Meta.
Ju besoi Berisha?
Nuk kam pasur komunikim direkt me Berishën që do shpallje non-grata, përmes një kolegu tuaj ia kam transmetuar…