Delibashi po hetohet veprat penale “shkelje të barazisë në tendera e kryer në formën e bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, grup I strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga grupi kriminal”.
Ajo mbahet prej më shumë se 3 muajsh në masën e arrestit në shtëpi, por tashmë pretendon se kjo masë duhet zbutur, për shkak të rrethanave në të cilat ndodhet, pasi është shtatzënë, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Seanca e së martës u shty, me qëllim që prokurorët e posaçëm, Bledar Maksuti e Altin Dumani, që po hetojnë skandalin e AKSHI-t të paraqesin informacionin 2 mujor lidhur me veprimet hetimore të kryera deri në këtë momente, e më pas gjykata të shprehet lidhur me kërkesën e Delibashit.
SPAK pretendon se brenda AKSHI-t vepronte një grup i strukturuar kriminal që drejtohej nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët urdhëronin rrëmbimin e rivalëve, sikurse ishte Gerond Meçe dhe i detyronin të tërhiqeshin nga tenderat.
Dy biznesmenët janë në arrati, ndërsa ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe Delibashi ndodhet në arrest shtëpie. Për 3 biznesmenë te tjerë dhe një zyrtar policie gjykata e posaçme ka caktuar masat e ndalimit për të dalë jashtë vendit apo pezullim nga ushtrimi i funksionit.








