Gratë që dhanë dëshmi në polici treguan se ai u thoshte: “Unë jam oficer policie, ju mund të më besoni mua” teksa u tregonte kartën e tij të policisë.
Po kështu ato treguan se si i tërhiqte zvarrë në dush për flokësh, i rrihte me rrip dhe u thoshte “je skllavja ime, je k****”.about:blank
48-vjeçari i gjeti disa nga viktimat e tij në faqet e takimeve si Tinder dhe Badoo, përpara se të organizonte takimin me to në bare dhe të përdorte statusin e tij si oficer policie për të fituar besimin e tyre.
Prokurorët thanë se Carrick dukej ‘argëtues, simpatik dhe karizmatik’ por ishte ‘shumë manipulues’ dhe ‘shumë i sigurt, pothuajse deri në atë pikë sa të ishte arrogant’.
Në paraqitjen e tij të parë në gjykatë më 4 tetor 2021, prokurori tha se një kontroll në pajisjet elektronike të oficerit tregoi kërkime për pornografi “të vështirë”.
Carrick u pezullua pas arrestimit të tij dhe i është caktuar masa e paraburgimit.about:blank
I burgosuri 48-vjeçar, ushtronte kontroll duke paguar darkën dhe pijet, kështu që gratë mendonin se i kishin borxh përpara se t’i izolonte nga miqtë dhe familja e tyre.
Ai i mbylli gratë në një dollap në shtëpinë e tij, për të cilin policia tha se ishte më i vogël se një arkë qeni, për orë të tëra pa ushqim, ose i detyronte të pastronin shtëpinë lakuriq.