Jeff Bezos dhuron shifrën e majme, jep 124 miliardë dollarë për bamirësi

0

Themeluesi Amazon, Jeff Bezos ka delaruar se një pjesë të mirë të pasurisë së tij do ta japë për bamirësi që lidhen me ndryshimet klimatike.

Në një intervistë për CNN , Bezos tha se do të dhuronte pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 124 miliardë dollarësh për bamirësi që luftojnë ndryshimin e klimës.

Themeluesi i Amazon theksoi gjithashtu se dëshiron të mbështesë të gjithë ata që mund të bashkojnë njerëzimin dhe të shërojnë ndarjet e thella sociale dhe politike.

Kritikët e kanë qortuar Bezos për mosnënshkrimin e “Giving Pledge”, një premtim i qindra njerëzve më të pasur në botë për të dhuruar pjesën më të madhe të pasurisë së tyre për qëllime bamirësie.

Kujtojmë që vetëm pak orë më parë njeriu më i pasur në botë i dhuroi shumën prej 100 milionë dollarësh këngëtares së njohur të muzikës country, Dolly Parton. Çmimi “Bezos Courage & Civility Aëard” iu dorëzua Dolly Parton nga e dashura e tij, Lauren Sanchez.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu