Kreu Kryesore Jorida Tabaku”injoron” Komisioneren Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

Jorida Tabaku”injoron” Komisioneren Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

0

Demokratja Jorida Tabaku, Kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik ka reaguar ndaj deklaratave të komisioneres Marta Kos, për korrupsionin në Shqipëri.

Sipas Tabakut, korrupsioni është kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve.

“Edhe atje në Bruksel ku komisionerja është sot, korrupsioni nuk është një çështje kuturore, është një çështje sistemi. Zv/kryeministri pas zv/kryeministrit që vjen atje fatkeqësisht përfshihet në korrupsion. Nga 61 bashki që ke sot, më shumë se gjysmën e ke të hetuar ose të dënuar për korrupsion. Kjo nuk është një çështje kulturore. Ah, po, është çështje kulturore e socialistëve, mënyra se si operojnë ata, jo e shqiptarëve”, theksoi Tabaku.

Ajo shprehet se vlerësimi për hapat e negociatave me Bashkimin Europian varet nga qëndrimi i mazhorancës.

“Reputacioni i SPAK-ut është cënuar, ku Parlamenti ka refuzuar heqjen e imutetit të ish zv/kryeministres, por nga ana tjetër edhe një retorikë sulmuese e qeverisë ndaj institucioneve të drejtësisë, duke e trajtuar drejtësinë të mirë për kundërshtarin, por jo për të. Vendet anëtare po marrin kohë, po sigurohen që së pari raporti reflekton situatën këtu në terren”, tha Tabaku.

Ajo vlerëson se objektivi për vitin 2027 është i pasigurt.

“Ky proces nuk është një proces prezantimi power point, se sa bukur flasim anglisht në Bruksel, por ky proces është proces reformash të realizuara këtu. Kështu që, për mua 2027 ka qënë në pikëpyetje muaj më parë, tani po vihet në pikëpyetje edhe nga KE”.

Në lidhje me procesin e integrimit, Tabaku thekson se pengesat lidhen me vendimmarrjet e qeverisë.

“Raporti i IBAR është bllokuar sot sepse nuk është dhënë imuniteti i zv/kryeministrit. Propozimet e ndryshimeve të kodit të procedurës penale nga ana e qeverisë për t’i dhënë imunitet vetes së tyre nga hetimet e ardhshme ndaj korupsionit janë një pengesë. Këto nuk janë thënë nga opozita as në shqip, as anglisht, as gjermanisht, këto janë thënë me qëndrime të qarta nga vendet anëtare. E keqja e këtij vendi nuk është opozita. Ata që po e pengojnë sot procesin e integrimit janë ulur atje në qeveri dhe janë duke e treguar qartësisht që vullneti politik mungon”, tha ajo për A2CNN.

Në fund, Tabaku kritikon idenë e lidhjes së procesit të integrimit me vende të tjera të rajonit. “Shqipëria nuk mund ta lidhë procesin e integrimit me Serbinë. E ardhmja e Shqipërisë është e lidhur në mënyrë të pashmangshme me Kosovën së pari dhe së dyti, ne ndodheshim pak muaj më parë njëlloj me Malin e Zi”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu