Jorida Tabakun pas Edi Ramës do e bënte kryeministre Dorian Duçka

0

Një personazh, i cili është këshilltar i ministrit, ka qenë zv/ministër i afërt me Ilir Metën, Dorian Duçka, është përfolur shumë së fundmi në media.

Aq shumë sa ai për t’u shpëtuar akuzave se ishte shërbëtor i Edi Ramës dhe kishte bërë “të këqija”, sepse kishte qenë me McGonigal dhe me persona të tjerë, apo kishte negociuar deri te goditjet për “non-grata” ndaj opozitës, siç akuzon kjo e fundit, vetë Duçka bëri një lojë të tijën.

Jorida Tabaku, si kryeministre e Dorian Duçkës

Ai filloi të nxirrte foto personale me njerëz brenda PD-së, ashtu siç ishte nxjerrja e fotos në “Top Channel” me Shkëlzen Berishën, apo fotoja e sekretarit të marrëdhënieve me jashtë në PD, Enri Ceno, apo siç mund të ketë foto me çdo njeri në PD, foto të nxjerra nga telefoni i tij, disa edhe “selfie”.

Jorida Tabaku, si kryeministre e Dorian Duçkës

Por, Dorian Duçka nuk ka nxjerrë ende foton me Jorida Tabakun.

Do të ishte mirë ta publikonte edhe këtë të fundit, personazhin, të cilën e suporton për kryeministre.

Jorida Tabaku, si kryeministre e Dorian Duçkës

Më shumë takime me Jorida Tabakun, janë me dhjetëra ato, të cilat raportohen te CNA.al, takime të vazhdueshme të Joridës me Duçkën, jo tashmë, por prej kohësh, njihet si një njeri që e suportonte Joridën dhe e shikonte si një potencial të madh në një bashkëqeverisje me PS-në, një kryetare të ardhshme të PD-së, pse jo dhe një kryeministre që mund t’u shërbente të gjitha palëve.

Jorida Tabaku tashmë mund të jetë edhe më shumë sesa kandidaturë e Duçkës, por që të bëhesh kryeministre duhet të kesh vota dhe nuk duhet të kesh disa pika të errëta, për të cilat zonja Tabaku pretendon se ne të CNA.al nuk jemi sjellë mirë.

Sot ajo ka qenë në Kosovë dhe është takuar me Albin Kurtin, a thua se është kryeministrja e vendit apo liderja e opozitës. Në fakt, është një deputete si të gjithë ata të tjerët që e shoqërojnë, por ajo është vënë në krye.

Jorida Tabaku, si kryeministre e Dorian Duçkës

Jorida Tabaku në takim me Albin Kurtin, kryeministren e Kosovës

Nuk po themi se këtë e ka bërë Duçka, por po themi se kur demokratët protestojnë para Parlamentit dhe në shesh, jo thjeshtë dhe vetëm për skandalin McGonigal, por edhe për inceneratorët, e një mijë e një arsye të tjera, Jorida ikën në një vizitë zyrtare për t’iu shmangur protestës dhe angazhimit në një qëndresë që i duhet opozitës, përfshirë këtu dhe faktin se i kishin hequr fjalën në Parlament apo i kanë përjashtuar gjysmën e Grupit Parlamentar që ia nxjerr jashtë salle Lindita Nikolla dhe gjysmën tjetër që e përjashton Enkelejd Alibeaj.

Jorida Tabaku është një nga njerëzit që ka pasur kontakte me Dorian Duçkën.

CNA.al tashmë këtë e ka të konfirmuar, edhe pse në një mesazh, ajo e mohon.

Ne e kemi pyetur Jorida Tabakun për njohjen me Dorian Duçkën, për takimet me të, për udhëtimet në Vjenë me ish-ministren e Ramës dhe nëse ajo e ka takuar McGonigal.

Tabaku është përgjigjur duke u ankuar se CNA.al nuk është e drejtë me të dhe më tej ka mohuar të ketë lidhje me Duçkën, udhëtimin në Vjenë apo me McGonigal.

Jorida Tabaku, si kryeministre e Dorian Duçkës

Nuk po japim përgjigje këtu dhe nuk po e akuzojmë fare, por na vjen mirë që paskemi bërë detyrën, pasi Jorida qenka mërzitur me ne, megjithëse ne jemi treguar aq profesionistë, siç dhe ajo e thotë, sa në çdo rast që ne kemi pasur informacion dhe materiale për të shkruar, i jemi drejtuar duke e pyetur për të vendosur edhe zërin e saj, pasi u qëndrojmë parimeve profesionale

Në pyesim dhe palën tjetër, ashtu sikundër e kemi pyetur, kemi nxjerrë me fakte dhe dokumente ndërtimet e saj dhe të familjarëve të saj me lejet e firmosura nga Lulzim Basha apo Erion Veliaj, apo ndërtimet e familjarëve të saj në Itali, për të cilët me shkresa zyrtare iu drejtuam institucioneve italiane, ashtu pyetëm edhe për Joridën, ashtu si edhe për çështjen e inceneratorëve, e kështu me radhë.

Kishte një protestë dhe Jorida nuk shkoi. Ne e pyetëm a e ke takuar Dorian Duçkën, ajo na tha se ishte fantazi.

Për ta qetësuar dhe për t’i treguar Joridës sa profesionalë jemi, ne iu drejtuam dhe Duçkës dhe ai nuk na u përgjigj.

Pra, shkrimi ynë ka ardhur pas mohimit të saj dhe mospërgjigjes së Duçkës, megjithëse ky i fundit, një burimit tonë i tha se e ka takuar disa herë zonjën Tabaku.

Ka apo nuk ka foto me këtë të fundit, këtë nuk dimë ta themi, po fakti është se e ka takuar dhe sot në Kosovë, Jorida në krah të Albin Kurtit, është tamam siç e kërkonte Dorian Duçka, kryeministren e ardhshme të Shqipërisë./CNA.al

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu