Shkruan Mimoza Rexhvelaj
Kam ngec’ në nji degë si gjethja e funit
Që tundet nga era e stinës,
e nuk nigjon me ra.
Bash aty curulatem mes ngjyrave t’arta
T’kuqe, t’verdha, ngjyrave vjeshtuke,
si dikur vesa
Kur bari asht i njomë,
e ajo rrëshqet mbi trup
Si gjarpni livadhit…
Ku tanë botën mundesh me pa
në nji pikë uji.
Tash po bahem erë,
e tash po gjej krah me fluturua
përtej mureve që duan me mbajt peng.
Kam mësua me pa
Përtej shtatë qiejve blu
Përtej shtatë malev gri
Përtej hundës tande, njeri!