Kameleonët e politikës dhe fati i Ukrainës

0

Shkruan Zef Ndreka

Ukraina, viktimë dhe thjeshtë kartë negociatash.
Në arenën ndërkombëtare po shfaqet një paradë kameleonësh. Rusia kërkon të rikthejë kontrollin mbi Ukrainën si pjesë të ndikimit të saj historik. SHBA dhe Evropa flasin për mbrojtjen e demokracisë, por shpesh e matin ndihmën me kalkulime të ftohta. Kina, ndërkohë, qëndron në pritje, duke u shfaqur herë neutrale, herë përfituese.
Në këtë lojë shahu global, Ukraina mbetet njëkohësisht viktimë dhe kartë negociatash. Ajo paguan çmimin më të rëndë me jetë njerëzish dhe shkatërrim, ndërsa të tjerët ndryshojnë ngjyrë sipas interesit, tipike sjellje kameleonësh.
Pyetja që mbeten janë:
A do të mbizotërojë parimi, apo pragmatizmi cinik?
Sot është fakt se fati i Ukrainës është testi më i madh i politikës botërore sot.
Çfarë po luhet me fatet e Ukrainës?
Në politikën e sotme botërore, “kameleonët” janë ata aktorë që ndryshojnë ngjyrë dhe pozicion sipas interesave të momentit, shtete apo liderë që flasin për parime, por veprojnë me kalkulime të ftohta.
Ukraina është bërë një skenë e madhe ku shihet qartë ky fenomen.
Me fatet e Ukrainës po luhet lojë gjeopolitike mes fuqive të mëdha.
Rusia kërkon të rikthejë kontrollin dhe ndikimin mbi territore që i konsideron pjesë të “sferës së saj historike”.
SHBA dhe pjesa më e madhe e Evropës e shohin Ukrainën si vijën e parë të mbrojtjes së rendit ndërkombëtar, por edhe si instrument për ta mbajtur të kufizuar fuqinë ruse.
Ndërsa Kina luan rolin e arbitrit të heshtur, nuk e dënon hapur Rusinë, por as nuk rrezikon lidhjet me Perëndimin, duke pritur të përfitojë ekonomikisht e politikisht nga dobësitë e të tjerëve.
Nga ana tjetër, Europa shfaqet mes parimeve dhe frikës.
Shumë shtete europiane flasin për mbrojtjen e demokracisë, por në prapaskenë shqetësohen për energjinë, tregjet dhe koston e luftës së gjatë. Disa herë e rrisin mbështetjen për Kievin, herë të tjera e ngadalësojnë atë, tipike sjellje kameleonësh.
Ukraina, është ajo që mbetët viktimë dhe kartë njëkohësisht. Ajo paguan çmimin më të madh, mijëra viktima, miliona të zhvendosur, ekonomi e shkatërruar. Megjithatë, fatet e saj nuk vendosen vetëm në Kiev, por në tavolinat e bisedimeve të fuqive të mëdha. Kjo e bën shpesh më shumë një “kartë negociate” sesa një aktor të plotfuqishëm.
Në luftën narrative, çdo palë përpiqet të tregojë se është “në anën e drejtë të historisë”. Por ndërkohë popujt lodhen dhe mbështetja publike në Perëndim nuk është më aq e fortë sa në fillim. Kjo dobëson zërin e Ukrainës në skenën ndërkombëtare.
Për Ukrainën po luhet një lojë e gjatë shahu, ku secili aktor ndryshon ngjyrë sipas interesit, herë si mbrojtës i parimeve, herë si tregtar energjie, herë si ndërmjetës i paqes. Fatet e Ukrainës varen jo vetëm nga qëndresa e saj, por edhe nga sa gjatë do të mbajnë ekuilibrat dhe interesat e këtyre “kameleonëve” të politikës globale.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu