‘Kanë votuar mbi 30 mijë demokratë’, Vokshi: Nuk ka problematika, Prençi ka qenë i kënaqur dhe s’ka ngritur asnjë shqetësim

0

Deputetja demokrate Albana Vokshi thotë se në procesin e primareve të Kamzës nuk ka asnjë problematikë, pavarësisht denoncimit të kandidatit Shemsi Prençi.

Ky i fundit u shpreh se në proces po votojnë socialistë, ndërsa demokratët janë lënë jashtë listave.

“Deri më sot, të paktën dhe kur e kemi takuar ka qenë i kënaqur nuk ka ngritur asnjë shqetësim. Kemi pasur problematika me listat se nga Kamza dhe Paskuqani ka pasur pjesën më të madhe të votuesve. Ka një listë të madhe të anëtarëve. Ndihem e keqardhur por do kishim dashur që edhe pjesa emocionale të ishte përballuar nga të gjithë kandidatët dhe të kishin pritur deri në fund të garës për ta referuar.

Ka pasur një proces verifikimi nga dega. I bëj thirrje çdo anëtari dhe simpatizanti të shfrytëzojë dhe këtë orë që ka mbetur për të votuar”, tha Vokshi.

Vokshi vlerësoi pjesëmarrjen e lartë, duke thënë se është pjesëmarrja më e lartë e regjistruar ndonjëherë në ndonjë proces brenda PD-së.

“Pjesëmarrja është e jashtëzakonshme. Procesi po vazhdon me ritme të larta dhe ne si komision jemi munduar të akomodojmë çdo problematikë. Nëse bëjmë një krahasim me numrin e votuesve të sotëm deri në orën 1, numri i votuesve është shumë më i lartë se në zgjedhjet e tjera.

Thirrja ime në këtë orë të mbetura, derisa të votojnë edhe demokrati i fundit, për çdo person të regjistruar në listat e PD të shkojë dhe të votojë. Për herë të parë në një parti politike vendimmarrja i ka kaluar mbështetësve të saj. Është procesi më demokratik. Qytetarët besojnë në këtë proces dhe kjo tregohet edhe me numrin e votuesve”, deklaroi Vokshi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu