“Kastriot Myftaraj e denoncoi 1 muaj më parë falimentimin e Sri Lankës për shkak të eskperimentit Soros“

0

Këtë fundjavë Sri Lanka është përballur me protesta të fuqishme nga qytetarët pasi vendi po përballet me nivelin më të lartë të inflacionit ndonjëherë. Kombi i falimentuar është në luftë për të siguruar gjërat bazike ditore dhe e gjitha kjo për shkak të keqqeverisjes nga politikanët.

Por ky falimentim i Sri Lankës nuk ishte aq i papritur pasi ishte denoncuar dhe bërë i ditur edhe më parë. Avokati Altin Goxhaj ka treguar së fundmi se gazetari dhe analisti Kastriot Myftaraj i cili i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i banesës së tij këtë falimentim të Sri Lankës e kishte denoncuar dhe paralajmëruar gjatë një emisioni ne televizion  një muaj më parë.

Myftaraj tha se në vitin 2016 Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës udhëtoi drejt Sri Lankës pasi duhet të merrte pjesë në eksperimentin që George Soros do të bënte në këtë ishull në jug të Indisë.

Sipas Myftarajt, Soros ka ndërhyrë në këtë vend pasi donte të bënte një eksperiment ekonomik, dhe e mori Veliajn për model shtetari se si duhet të jenë. 6 vite më vonë, në këtë vend ndodhi një krize dhe katastrofë financiare, ku qeveria pranoi se janë futur në krizën më të thellë qysh nga shpallja e pavarësisë. Dhe sipas Muftarajt e gjitha kjo falë modelit ekonomik të Sorosit. Në Sri Lanka u bë një eksperiment ekonomik, u krijua një borxh publik dhe u rrit inflacioni, si dhe u bënë këto PPP-të e famshme që bëhen edhe në vendin tonë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu