Bujar Leskaj: Edi Rama i ka ditët e numëruara

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka përshëndetur qytetarët që iu bashkuan protestës së 7 korrikut përpara Kryeministrisë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, deputeti Leskaj theksoi se ata mijëra njerëz që përmbytën bulevardin, sfiduan regjimin dhe vranë indiferentizmin, sipas tij, dëshmuan revoltën e një populli që kërkon e dëshiron ndryshimin.

Ja postimi i plotë i deputetit të PD, Bujar Leskaj:

Protesta e datës 7 korrik 2022, ishte një protestë e veçantë në llojin e vet, politike e qytetare, paqësore e me vrull, pasi jo vetëm që dëshmoi se sa shumë e duan lirinë dhe demokracinë aq shumë të rrezikuar shqiptarët, por edhe u tregoi të gjithëve, brenda e jashtë Shqipërisë, ridimensionimin aktual të politikës shqiptare, sipas vullnetit të sovranit, të papërfillur kaq vite.

Ata mijëra njerëz që përmbytën bulevardin, sfiduan regjimin, vranë indiferentizmin dhe dëshmuan revoltën e një populli që kërkon e dëshiron ndryshimin.

Secili në atë bulevard kishte nga një arsye për të protestuar e të gjitha arsyet së bashku, përbënin etjen e një populli që nuk pajtohet me keqqeverisjen, mashtrimin, mungesën e transparencës dhe të llogaridhënies nga sekti Rama në pushtet.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu