Avokati Romeo Kara tha se duhet të vijojë lufta për një drejtësi të pavarur dhe se shqiptarët nuk duhet të bëjnë hapa pas.
Më tej, në analizën e tij për ‘Ora e Fundit’ avokati Kara tha se kreu i SPAK, Dumani ka bërë një kapërcim duke vendosur një tullë më tepër dhe se i shpalli luftë të pandëshkueshmes.
“Në takimet që kam pasur kam ngritur zërin për një mbështetje ndaj SPAK dhe KLSH. Njerëzit janë të interesuar të ketë një drejtësi të pavarur, nga takimet e sotme kam ngritur zërin që shqiptarët nuk do bëjnë hap përpara nëse nuk luftohet korrupsioni dhe nëse nuk respektohen të drejtat kushtetuese.
Qytetarët e kuptojnë që nëse nuk ka drejtësi nuk ka shpresë, kemi nevojë për drejtësi dhe nuk mund të kthehemi pas. Duhet të zbatohen ligjet dhe nuk mund të shkojmë me artifica sa herë ka zgjedhje. Dumani ka bërë një kapërcim, ka vënë një tullë më tepër dhe janë goditur personat me ndikimin më të madh. Mund të jetë Dumani po meqë ligji nuk e parashikon, duhet të shohim jashtë rradhëve të strukturës”, tha juristi.








