“Kemi parë raportime për blerje dhe shitje votash”, Yuri Kim mesazh në prag të zgjedhjeve: Të merren masa ndaj partive!

0

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka dhënë një mesash për qytetarët dhe politikën në prag të zgjedhjeve të 14 majit.

Ajo tha pas konferencës për 110-vjetorin e krijimit të Gjykatës së Lartë se ka raportime për shit-blerje votash dhe për këtë autoritetet duhet të bëjnë detyrën e tyre.

“Nëse dikush thotë që është duke blerë vota për një parti politike, kjo parti duhet të ndërmarrë veprime”, tha ambasadorja Kim.

Pyetje: Keni një mesazh për votuesit shqiptarë?

Yuri Kim: Të gjithë që kanë të drejtë për të votuar, duhet të votojnë, kemi parë raportime për blerje dhe shitje votash dhe shpresojmë që autoritetet do të bëjnë detyrën e tyre, nëse disa po thonë se po blen vota për një parti politike, ndaj kësaj partie politike duhen ndërmarrë veprime.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu