Këngëtarja Xhensila Myrtezaj lahet me shampanjë në Itali me lekët e korrupsionit të Ilir Metës.?

0

Xhensila Myrtezaj është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun.

Së fundmi, ajo po shijon disa ditë pushimi në Itali, ku nuk do t’i mungojnë as koncertet me shqiptarët që ndodhen atje.

Xhensila i ka befasuar të gjithë, pasi ka ndarë në Instagram një video, ku shfaqet me një çadër në duar teksa sipër i hidhet shampanjë.

“Jeta është e bukur”, ka shkruar këngëtarja krahas videos në Firenze.

Nuk dihet nëse ky moment është pjesë e ndonjë klipi apo Xhensila thjeshtë ka demostruar luksin.

Çifti Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj njihen për miqësinë që kanë me Ilir Metën.

Në media janë ngritur dyshime se Ilir Meta mund të ketë fshehur një pjesë të pasurisë në emrin e çiftit të showbizit.

Pas investimit të amerikanëve për miratimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, Ilir Meta u afrua më shumë me çiftin e humorit dhe të muzikës.

Befas gjatë kësaj kohë Bes Kallaku dhe gruaja e tij, Xhensila Myrtezaj, me rroga modeste dhe duke kunguar nëpër dasma, nisën të deklaronin vila me vlerë miliona euro, fakt që shton ende dyshimet se çifti mund të administrojë një pjesë së pasurisë me para të pista të Ilir Metës.

Xhensila ka hapur disa kompani, në të cilat po qarkullon shumë para.

Në vitin 2016, gazetari Artan Hoxha, deklaronte se gazetarë anglezë, kanë rënë në gjurmët e një kompanie shqiptare të regjistruar në Londër e cila është mbulesë e një politikani shumë të fuqishëm shqiptar.

Sipas Hoxhës, i njëjti politikan, ka 51 tituj pronësie, me një vlerë prej 70 milionë paund, të cilat janë investuar në zonën A të Londrës, dhe këto prona janë vënë në emrin e një shqiptari nga një rreth i veriut të Shqipërisë.

E gjithë kjo pasuri sipas gazetarit Hoxha është vënë nëpërmjet bursës së arit në vitet 2002-2003, dhe anglezëve u rezulton se ky është ar i ardhur nga Shqipëria.

Hoxha, nuk përmendi emër politikani, por menjëherë në media, ishte emri i Ilir Metës, që u lakua për një pasuri të tillë në Londër, prej 70 milion paundësh e barazvlefshme me 100 milion dollarë.

Në fakt, lidhja e Metës me këtë pasuri u bë pasi ish kryeministri Sali Berisha kishte lëshuar akuza ndaj tij në lidhje me grabitjen e thesarit të shtetit. 280 kg ar u vodhën në thesarin e shtetit pas ngjarjeve të vitit 1997. Sipas Berishës, Ilir Meta ka festuar Vitin e Ri 1999 me floririn e vjedhur.

Po kush është shqiptari nga një rreth i veriut të Shqipërisë, në emër të të cilit Ilir Meta dyshohet se ka fshehur pasurinë?

Dyshimet bien në çiftin Bes Kallaku dhe gruan e tij, Xhensila Myrtezaj, të afërt me Ilir Metën.

Gjithsesi, deri më sot e provuar është vetëm miqësia e çiftit me Ilir Metën, ku të tjerat mbeten në kuadrin e dyshimeve dhe thashethemeve, të cilat mund të jenë edhe dashakeqe.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu