Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim thotë se megjithëse është bërë mjaft përparim në shumë fusha në vendin tonë, korrupsioni mbetet akoma problem.
Si shembull, ambasadorja Kim sjell të drejtën e pronës dhe mundësinë për të zhvilluar bizneset e tyre evropianët në Shqipëri, nëse kjo e drejtë do të ishte plotësisht e garantuar.
Gjatë fjalës së saj, ambasadorja Kim ka shprehur mbështetjen e plotë të SHBA për Shqipërinë në rrugën drejt përparimit të saj.
Pyetje: Kur keni ardhur në Shqipëri keni veçuar 3 prioritetet tuaj, në demokraci, biznes dhe mbrojtje. Cilën veçoni fushën ku ju keni pasur më shumë sukses apo aty ku nuk janë arritur pritshmëritë që ju keni pasur?
Yuri Kim: Ne kemi bërë përparim historik. Demokracia, biznesi dhe mbrojtja janë të ndërlidhura dhe nuk mund të bëhet përparim në njërën dhe të mos bëhet në tjetrën. Ne përpiqemi të jemi të vërtetë aty ku është bërë përparim. Shqiptarët kanë qenë një komb shumë këmbëngulës dhe për shkak të këmbëngules së tyre kanë arritur rezultate. Ne duhet të jemi njerëz që shohim faktet, se si ky vend nuk ngjason me Shqipërinë e vitit 1991. I them këto, jo që ne të rreshtim së bëri gjëra, por të themi “o Zot ka shumë gjëra për të bërë”. Në fakt ka fusha që duhet të ndryshojnë dhe kjo për faktin se Shqipëria po bëhet më e fortë dhe më e pasur në mënyrë që ju të zini vendin tuaj në tryezën evropiane. Dhe ka fusha në të cilat ka nevojë për përmirësim. Korrupsioni është problem, gjykatat duhet të jenë të pavarura. Kjo është arsyeja pse SHBA dhe evropianët kanë shtyrë shumë për reformën në drejtësi. Këtë e them sepse duhet shtyrë për më shumë përparim dhe progres, si për shembull në të drejtën e pronës që do të lejonte edhe bizneset evropiane për të bërë diçka në Shqipëri dhe të kishin sigurinë që konform rregullave do ta zhvillonin atë. SHBA ka besuar tek Shqipëria dhe tek shqiptarët që 100 vjet më parë dhe nëse ne nuk mund ta besonim që ju do t’i realizonit këto ndryshime, nuk do jua kishim kërkuar. Ju mund të ja dilni mbanë prandaj dhe mos u dorëzohuni. SHBA do të jenë pas jush 100 për qind, krah për krah për të ju mbështetur.