Kina ndalon zyrtarët qeveritarë të përdorin iPhone
Kina ka vendosur të ndalojë zyrtarët qeveritarë që të përdorin iPhone dhe pajisje të tjera të markave të huaja për qëllime pune.
Lajmi është bërë i ditur nga Wall Street Journal.
Direktiva, shkruan Wall Street Journal është hapi më i fundit në fushatën e Pekinit për të reduktuar varësinë nga teknologjia e huaj dhe për të përmirësuar sigurinë e brendshme të IT.